Home / Lajme / Maqedoni / Pamflete antishqiptare dhe raciste kundër bizneseve shqiptare

Pamflete antishqiptare dhe raciste kundër bizneseve shqiptare

Shkup, 12 Tetor – Pamflete antishqiptare dhe raciste kanë vërshuar lagjen Draçevë të Shkupit, që është pranë komunës së Studeniçanit.

Shkas ka qenë hapja e një dyqani për ushqime të shpejta të njohur si ‘fast food’ pranë shkollës së mesme “Vëllezërit Milladinovci”, ku mësimin po ndjekin edhe nxënës shqiptarë të fshatrave të komunës së Studeniçanit.

Përmes pamfleteve të ngjitura pranë shkollës dhe në disa rrugë të kësaj lagje të Shkupit, bëhet thirrje për mobilizim për të mos lejuar që t`i jepet me qira dyqani një afaristi privat shqiptar për hapjen e një dyqani për ushqime të shpejta.

“Banorë të lagjes, të mos lejojmë hapjen e këtyre dyqaneve dhe të mos realizojmë ëndrrën shqiptare para shtëpive tona”, thuhet në pamfletin e ngjitur, në të cilin shprehen akuza kundër bashkëkombasve maqedonas që kanë dyqanet me qira për shqiptarët në këtë lagje. Një pjesë e banorëve të kësaj lagje nga ana tjetër kanë dënuar këtë akt urrejtës, duke bërë thirrje që policia të hetojë autorët e këtyre pamfleteve propaganduese raciste.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *