Home / Lajme / Maqedoni / Paraburgim për policin nga Tetova, merr ryshfet

Paraburgim për policin nga Tetova, merr ryshfet

6 tetor-Sipas hetimeve të policisë së Tetovës, 43 vjetari S.P nga Gostivari, ka marrë ryshfet nga një person, të cilit i është marrë vetura për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në një aksident trafiku, me premtimin se do t’ia kthejë.

Një i punësuar në sektorin e punëve të brendshme në Tetovë është i dyshuar për keqpërdorim të postit dhe marrje të ryshfetit, për çka i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ka bërë të ditur policia.

Sipas hetimeve të policisë së Tetovës, 43 vjetari S.P nga Gostivari, ka marrë ryshfet nga një person, të cilit i është marrë vetura për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në një aksident trafiku, me premtimin se do t’ia kthejë. I dyshuari i ka premtuar se do ti sigurojë dokumente doganore dhe të tjera për legalizim të veturës. Kundër tij është ngritur padi penale.

Rihet një tetovar

24 vjeçari E.C nga Tetova, të shtunën mbrëma është sulmuar nga 4 persona poashtu nga Tetova, tre prej të cilëve kanë qenë të mitur. Sipas policisë, të njejtit kanë sulmuar tetovarin me grushta në kokë dhe në trup pas çka është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Sipas policisë, tetovari është sulmuar në kryqëzimin e rrrugëve Jane Sandaski dhe Boris Kidriç nga katër persona, dy kanë qenë të moshës 18 vjeçare, njëri 16 dhe tjetri 17 vjeçar, të cilët pa asnjë arsye kanë sulmuar të njejtin dhe kanë ikur. Mirëpo, të njejtit i ka vërejtur një person i sigurimit në afërsi dhe mënjëherë ka lajmëruar policinë të cilët kanë ardhur në vendngjarje dhe kanë identifkuar sulmuesit. Të njejtit të dielën ata së bashku me prindërit janë ftuar për bisedë informative në stacionin e Policisë në Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ata do të përballen me padi adekuate.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *