Home / Lajme / Maqedoni / Paraburgim për shefin e kabinetit të drejtorit të “Postave të Maqedonisë”

Paraburgim për shefin e kabinetit të drejtorit të “Postave të Maqedonisë”

Shkup, 03 Tetor – 30 ditë paraburgim është caktuar për shefin e kabinetit të drejtorit të “Postave të Maqedonisë”, Rafiz Aliti.

Ai u arrestua mbrëmë me urdhër të prokurorisë, për shkak të dyshimit të bazuar mbi vepra të rënda për rrezikimin e sigurisë së përgjithshme, që ka të bëjë me zjarrin për shpërthue më 15 janar të këtij viti në ambientet e brendshme të selisë qendrore të drejtorisë së kësaj ndërmarrje.

Shkup, 02 Tetor – Shefi i kabinetit të drejtorit të “Postave të Maqedonisë”, që është kuadër i partisë shqiptare BDI është marrë në pyetje nga gjykatësi hetues me dyshimin se ka shkaktuar zjarrin në selinë qendrore të kësaj ndërmarrje më 15 janar të këtij viti.

Kjo bëhet e ditur nga televizioni proqeveritar Kanal5, ku janë bërë të ditur informacionet nga burime pranë trupit hetimor.

Nga Ministria e Brendshme gjithashtu kanë konfirmuar informatën se shefi i kabinetit të drejtorit të postave, Rafiz Haliti është dërguar pranë gjykatësit hetues. Ai siç thuhet dyshohet për dy vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, pasi që nga hetimet dhe dëshmitë e siguruara zjarri është shkaktuar nga faktori njeri dhe se kishte shpërthyer në zyrën e tij.

Por, si ka ndodhur kjo nuk jepen informata të tjera. Drejtori i “Postave të Maqedonisë”, Rafiz Haliti deklaroi se shefi i kabinetit të tij nuk ka qenë në zyrë kur ka shpërthyer zjarri dhe se ndalimi dhe nxjerrja e tij para gjykatësit hetues nënkupton për akt dhe arrestim të montuar politik. Kjo ngjarje pritet të ndikojë edhe raportet midis partnerëve të koalicionit, pasi që Haliti është një nga figurat e rëndësishme të BDI-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *