Home / Sport / Pas 7 vitesh mungesë, nisi Liga Komunale e Tetovës

Pas 7 vitesh mungesë, nisi Liga Komunale e Tetovës

Në këtë akt solemn ishin prezent kryetari i LFK të Tetovë, Memet Abdiu, sekretari i përgjithshëm i FFM-së Dimitar Zizovski, anëtar të KD të FFM dhe përfaqësuesit e klubeve të futbollit pjesëmarrëse në Ligën Komunale.

Pas plot shtatë viteve të shtunë në stadiumin KF Flamurtarit në fshatin Sëllarcë e Epërme në mënyrë solemne startoi sezoni i ri në Ligën Komunale të futbollit në rajonin e Tetovës. Në këtë akt solemn ishin prezent kryetari i LFK të Tetovë, Memet Abdiu, sekretari i përgjithshëm i FFM-së Dimitar Zizovski, anëtar të KD të FFM dhe përfaqësuesit e klubeve të futbollit pjesëmarrëse në Ligën Komunale. “Ju dëshiroj sukses në këtë kampionat të ri në Lgën Kmunale të Tetovës. FFM gjithmonë do të përkrahë aktivitet e këtilla, kjo është një ditë e madhe që duhet të shënohet”, tha para ekipeve pjesëmarrëse, sekretari i FFM-së, Dimitar Zizovski. Sukses ekipeve që do të garojnë në Ligën Komunale u dëshirojë kryetari i LFK të Tetovës, Memet Abdiu: “Ju dëshiroj garim të suksesshëm. Shpresojë se me cilësinë që do të tregoni do të kontribuoni në ngritjen e cilësisë së futbollit në rajonin Tetovës. Falënderoj organizatorin e këtij akti solemn KF Flamurtarin e fshatit Sëllarcë e Epërme, ekipi i cili këtë vit feston 20 vjetorin e themelimit”, tha Abdiu. Ndërkohë koordinatori i KF Flamurtari, Nuhi Rustemi falënderoi të pranishmit dhe theksoi se ’është nder për këtë vendbanim që në besoi organizimi e ndeshjes së xhiros së parë në Ligën Komunale të futbollit . Ekipi ynë gjithmonë ka qenë dhe do të mbete shembull për organizime të këtilla’. Federata e Futbollit të Maqedonisë për të gjitha ekipet pjesëmarrëse siguroi nga 6 topa futbollit, ndërsa ka premtuar se në të ardhmen do të ndihmojë futbollin dhe klubet me rekuizite të ndryshme. Ekipet pjesëmarrëse në kampionatin 2013/14 janë KF Flamurtari e F.Sëllarcë e Epërme, KF Besa FIBB Sport f.Çellopek, KF Skënderbeu f. Poroj, KF Jugohromi f.Jegunovc, KF Piroku f. Pirok dhe KF Vardari f.Bërvenicë.

Në xhiron e parë u shënuan këto rezultate:
Jugohromi – Vardari 1-0
Besa FIBB Sport – Piroku 7-2
Flamurtari – Skënderbeu 0-3

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *