Home / Lajme / Maqedoni / Pas mesnatës Rikthehet ora dimërore (VIDEO)

Pas mesnatës Rikthehet ora dimërore (VIDEO)

26 tetor – Për të gjithë ata që pëlqejnë gjumin e mëngjesit ka ardhur koha që të flenë një orë më shumë.

Natën e së shtunës, 26 tetor duke u gdhirë e dielë 27 tetor, akrepat do të shkojne prapa një orë, pra ora 03:00 do të jetë ora 02:00 pas mesnate.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në të dielën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin maksimal të energjisë diellore.

Zhvendosja me 60 minuta para ose pas e akrepave nisi të bëhej thuajse i njëtrajtshëm në Europë nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosen të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytezonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Megjithatë mbi efikasitetin e këtij ndryshimi së fundmi ka shumë debat.

Në disa vende ndryshimi i orës nuk zbatohet, ndërkohë që Rusia po shqyrton mundësinë që të mos e ndryshojë më orën zyrtare. Përveç kësaj nga disa studime sociologe, ndryshimi i orës shoqërohet me ankth dhe rritje stresi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *