Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe RDK reagojnë për ribalansin e buxhetit (VIDEO)

PDSH dhe RDK reagojnë për ribalansin e buxhetit (VIDEO)

07 Tetor – Debati mbikëqyrës për shfrytëzimin e IPA fondeve u shndërrua në një arenë përplasjeje mes subjekteve politike pjesëmarrëse në këtë debat.

Deputeti i PDSH-së Bekim Qoku pyeti ministrin e Drejtësisë që vjen nga radhët e BDI-së Blerim Bexhetin se sa kjo ministri i shfrytëzon IPA fondet për të penguar siç u shpreh ai drejtësinë raciste ndaj shqiptarëve. Ndërkohë që Bexheti u shpreh se do të përgjigjet me shkrim në rast se do të mund të gjej ndonjë element që ndërlidhet me temën e debatit, gjegjësisht IPA fondet.

“Zakonisht flitet për gjyqësi selektive, por unë e quaj një eufemizëm për gjyqësinë raciste që bëhet këtu në Maqedoni ndaj komunitetit, ndaj bashkësisë me mbi 20 për qind sepse nuk quhemi as shqiptarë këtu. Dhe në këtë aspekt, unë do i përmend disa raste. Rasti i Sopotit, Brodecit, Monstra, kemi vdekjen Ibrahim Sulejmanit në burgun Shtipit. Kemi disa raste që këtu shihet që ka një drejtësi vërtet raciste në këtë drejtim. Pra në këtë drejtim çfarë bëni Ju, do të thotë si shfrytëzohen këto mjete për të ndryshuar këtë sistem drejtësie për shqiptarët”, tha Bekim Qoku, deputet i PDSH-së.

“Unë do bëj përpjekje nëse do mund të gjej elemente që kanë të bëjnë me temën që t’ju përgjigjem me shkrim, edhe pse vështirë se do mund të gjej. Ju i nderuar deputet e keni foltoren e parlamentit në çdo kohë, edhe mund të diskutoni për gjërat që vetë vlerësoni. Por opinioni është ai që i vlerëson prononcimet tuaja publike. Do bëj përpjekje nëse do gjej për temën konkrete edhe pse e them publikisht që fatkeqësisht nuk kishte diçka që ka të bëj me debatin e sotëm”, u përgjigj Blerim Bexheti, ministër i drejtësisë.

Në debatin e sotëm mbikëqyrës mori pjesë edhe kreu i Strumicës, i cili përmendi se komuna që ai menaxhon ka arritur që nga IPA fondet të thithë diku mbi 12 milion euro. Por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për deputetët e mazhorancës të cilët pyetën Zaevin se sa në këto mjete kanë pasur qasje firmat të cilat d drejtohen nga të afërm të tij. “Komuan e Strumicës deri tani ka marrë grante në vlerë prej 12 milion e 108 mijë e 722 euro. Këto janë projekte të mëdha. Një projekt i rëndësishëm është rikonstmruimi i tre shkollave në Strumicë dy fillore dhe një e mesme. Janë edhe projektet moderne që kanë të bëjnë me sistemet energjetike, në funksion të kursimit të energjisë siç janë panelet solare. Ndërtimi i patekës turistike në lagjen Bansko ku janë të vendosura disa hotele”, tha Zoran Zaev, kryetar i Strumicës.“Meqenëse përmendët rikonstruimin e tre shkollave, vendosja e paneleve solare në një shkollë fillore dhe patoka drejt Banskos, pyetja ime është se vallë në ndonjërin nga këto projekte pa dalim të procedurës dhe rregullave ligjore, janë kyçur ndonjëra nga firmat që u përmendën në periudhën e kaluar. Tërgo Produkt, Bobi Promet, Elenica, Sarajevo-Inzhenjering , EB Stil ili AgroShped”. Vallë ndonjëra nga këto firma që ndërlidhën me persona të familjes suaj më të ngushtë kanë marrë pjesë në projektet ku janë marrë mjete nga IPA fondet”, pyeti Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.
“Asnjëra nga firmat e lartpërmendura nuk ka marrë pjesë në këto projekte të cilat janë në vlerë afro 12 milion e 100 mijë euro. Përshirë edhe mjetet buxhetore në dispozitë të Komunës së Strumicës, asnjëra nga firmat që i përmendët nuk kanë marrë pjesë në pjesën e realizimit të këtyre projekteve”, u përgjigj Zoran Zaev, kryetar i Strumicës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *