Home / Lajme / Maqedoni / PDSH në gjah pas anëtarësisë së RDK-së

PDSH në gjah pas anëtarësisë së RDK-së

Tetovë, 07 Tetor – Një numër i madh i anëtarësisë së RDK do të tërhiqet në radhët e PDSH-së.

Siç mëson INA në disa degë ka pasur kontakte të tilla, ku PDSH do të synojë të tërheq anëtarë të kryesive të degëve dhe forumeve tjera partiake të RDK.

PDSH tashmë ka kontaktuar disa anëtarë partiak të RDK-së, të cilët do të shfrytëzojnë transfertet publike në radhët e PDSH-së.

Deri tani nuk dihet se kur do të nis kjo fushatë, por jozyrtarisht mësohet se gjithçka është gati dhe do të drejtohet nga Ziadin Sela, kryetari i Strugës dhe zyrtar i lartë i PDSH-së.

Por nga ana tjetër, në RDK jozyrtarisht theksojnë se nuk kanë njohuri lidhur me këto paralajmërime që vijnë nga PDSH-ja, por duke mos përjashtuar qëndrime dhe vendime individuale.

Fushata kontradiktore midis këtyre dy partive politike nisi javën e kaluar kur u publikua një nismë e PDSH-së për bashkim me RDK. Derisa PDSH synonte bashkimin që nënkuptonte shkrirjen e kësaj partie në radhët e saj, RDK refuzoi ofertën e tillë duke propozuar një koalicionim ndërpartiak. Ditëve në vijim do të ashpërsohet beteja politike midis këtyre dy subjekteve. (INA)

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *