Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Shpifje për kishën në Dollnen

PDSH: Shpifje për kishën në Dollnen

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka reaguar kundër shpifjeve dhe dezinformatave siç thuhet për gjoja votimin e këshilltarëve të saj në komunën e Dollnenit për ndërtimin e një kishe.

“Në datën 11.10.2013 gazeta dhe portali Zhurnal botoi lajmin me titull ‘PDSH, aleancë me VMRO, votoi për kishë në Dollnen’. Ky shkrim jo vetëm se është dezinformatë por është tendencioz me qëllim të kompromitimit të PDSH-së dhe udhëheqësve të saj. Por siç thotë një fjalë e urtë ‘rrena i ka këmbët e shkurtra” edhe ky lajm i Zhurnalit në porosi të BDI-së është i tillë”, theksoi PDSH.

Sipas kësaj partie, e vërteta është se në mbledhjen e radhës të Këshillit të Komunës së Dollnenit, mbajtur më 09.10.2013, pas shumë negociatave, në rend dite ishte edhe çështja e votimit për sjellen e vendimit për ndërtimin e kishës në fshatin Peshtalevë, ku jetojnë të përzier turq, shqiptarë dhe maqedonas. Siç thuhet më tej për shkak të mos arritjes së konsensusit midis qytetarëve te Peshtalevës, organeve fetare dhe keshilltareve, PDSH ne menyre unanime dhe demonstrative e lëshuan mbledhjen, duke mos marrë pjesë në mbledhje dhe duke injoruar votimin e Këshillit.

“Për hirë të vërtetës, mbledhjen përveç tre këshilltarëve të PDSH-së, një të RDK-së, e lëshuan edhe tre këshilltarët e BDI-së, pra gjithsej 7 këshilltarë, ndërsa në mbledhje ngelën katër këshilltarët e VMRO-së, dy të PEI-të të Fiat Canoskit dhe dy të LSDM-së, gjithsej tetë këshilltarë të cilët votuan për vendimin për ndërtimin e kishës (ku 4 këshilltarë janë myslimanë nga Debreshi dhe Llazhani). Këtë mund ta verifikoni në procesverbalin e mbledhjes, të cilin nëse është e nevojshme do tu dergojmë një kopje të procesverbalit. Pse dezinformuat? E nderuara redaksi e Zhurnalit, ju në mënyrë permanente, një kohë të gjatë merreni me dezinformata, edhe atë në mënyrë amatore kundër PDSH-së, dega e Dollnenit. Në lajmet tuaja, jo vetëm që thyeni kodeksin gazetaresk dhe etikën e informimit, por ju skeni bazë elementare për gazetarinë profesionale, sepse çdo lajm së pari duhet të vërtetohet nga organe kompetente dhe të bazohet në burime të caktuara zyrtare”, thekson PDSH-ja.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *