Home / Lajme / Maqedoni / Pengohet protesta e gazetarëve

Pengohet protesta e gazetarëve

23 tetor-“Ju të gjithë e dini mirë se Tomçe është i pafajshëm. Pa faj kalbet në pjesën më të vjetër të burgut të Shutkës, besoni se edhe çarshafin që e sjell për ta larë kundërmon në erë të baltës dhe lagështisë. 23 orë kalon aty”, u shpreh Marina Kezharovska, bashkëshortja e gazetarit Kezharovski.

Protesta e gazetarëve kundër dënimit për gazetarin Tomisllav Kezharovski, e paralajmëruar të mbahet para muzeut të VMRO-së, u pengua nga policia. Kordoni policor i vendosur rreth 100 metra para ndërtesës së muzuet, pa ndonjë arsyetim dhe shpjegim ndalonte gazetarët që ti afrohen vendit të parashikuar për protestë.

Qindra gazetarë dhe qytetarë ngritën zërin e tyre kundër kufizimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. Lëvizjen e protestuesve e ndaluan rreth 100 pjestarë të forcave spciale. Përveç shtyrjeve dhe konfrontimeve gojore, nuk kishte ndonjë incident më të madh. Gazetarët thonë se forcat e mëdha të policisë të pranishme në protestën e sotshme dëshmuan edhe njëherë se jetojmë në një shtet policor.

“Policia sot edhe njëherë demonstroi dhunë dhe frikë, jo vetëm për gazetarët por edhe për popullatën, dhe dëshmoi se ne jetojmë në një shtet policor. E përsëris, nëse do të kishim gjykatës të edukuar dhe arsimuar, gjysma e këtyre që janë sot në pushtet do të ishin në burg, dhe jo gazetarët të shkojnë në burg” , deklaroi Muhamed Zeqiri, kryeredaktor i Alsat M.

Gruaja e gazetarit Kezharovski, Marina dëshmoi kushtet e vështira në të cilat është i detyruar të mbijetojë gazetari gjatë paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit në burgun e Shutkës.
“Ju të gjithë e dini mirë se Tomçe është i pafajshëm. Pa faj kalbet në pjesën më të vjetër të burgut të Shutkës, besoni se edhe çarshafin që e sjell për ta larë kundërmon në erë të baltës dhe lagështisë. 23 orë kalon aty”, u shpreh Marina Kezharovska, bashkëshortja e gazetarit Kezharovski.

Protesta përfundoi me ndezjen e qirinjve duke simbolizuar vdekjen e lirisë së shprehjes. Njëkohësisht, xhiruesit dhe fotoreporterët lëshuan kamerat para këmbëve të policisë, në shenjë proteste për sjelljen e tyre joadekuate ndaj protestës së gazetarëve.(ALSAT-M)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *