Home / Lajme / Maqedoni / Për 400 vende të shpallura për pranimin e nëpunësve policorë, janë paraqitur 5.491 kandidatë

Për 400 vende të shpallura për pranimin e nëpunësve policorë, janë paraqitur 5.491 kandidatë

20 tetor-Prej tyre 3.701 apo 67,5 janë maqedonas, 1.280 gjegjësisht 23.3 janë shqiptarë, ndërsa të tjerët u përkasin grupeve më të vogla etnike. Te femrat 87 për qind janë maqedonase, 4,5 shqiptare, pas çka vijojnë serbet me 2,5 dhe romet me 1,8 për qind.

Gjithsej 5.491 kandidatë në moshën deri 25 vjet, prej të cilëve 820 ferma, apo më shumë se nga 13 kandidatë për çdo vend të paraparë janë paraqitur në konkursin për pranimin e 400 nëpunësve të rinj policorë, të shpallur para dhjetë ditëve.

Prej tyre 3.701 apo 67,5 janë maqedonas, 1.280 gjegjësisht 23.3 janë shqiptarë, ndërsa të tjerët u përkasin grupeve më të vogla etnike. Te femrat 87 për qind janë maqedonase, 4,5 shqiptare, pas çka vijojnë serbet me 2,5 dhe romet me 1,8 për qind.

Interes më të madh për konkursin ka pasur në Shkup ku janë paraqitur 1,484 persona apo 27 për qind, pas çka vijojnë Manastiri me 870, Kumanova me 701, Tetova me 641 dhe Shtipi me 580 persona.

“Mund të konstatojmë se u përsërit interesi i madh për punësim në polici dhe u konfirmuan hulumtimet e OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në të cilat në vitet e fundit është regjistruar rritje e vazhdueshme e prestigjit të policisë mes qytetarëve. Besoj se nga numri i tillë i lartë mund të bëjmë përzgjedhje të jashtëzakonshme me të cilën edhe ne edhe qytetarët mund të jemi të sigurt se do të kemi nëpunës policorë cilësorë jashtëzakonisht të përgatitur dhe profesionistë”, tha ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në konferencën e sotme për shtyp.

Ajo theksoi se Komisioni i cili do ta realizojë përzgjedhjen veçmë është formuar dhe së shpejti kandidatët do të informohen për agjendën e testimit fizik, dhe teset nga arsimi i përgjithshëm dhe ai psikologjik.

Katërqind e dyzet kandidatët më të mirë të cilët do t’i kalojnë të gjitha fazat nga përzgjedhja do ta fillojnë trajnimin njëvjeçar, pas së cilës me 400 më të mirë do të lidhin marrëveshje për punësim.

Jankulloska saktësoi se në pajtim me parimet ligjore, 30 për qind nga vendet e lira në konkurs janë paraparë për femrat dhe shtoi se vendet e tyre nuk do të mbushen me meshkuj nëse nuk ka numër të mjaftueshme të kandidateve të cilat i kanë kaluar të gjitha fazat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *