Home / Lajme / Maqedoni / Përfundon takimi Thaçi-Meta: Reformat në politikë, të rëndësishme për integrimin

Përfundon takimi Thaçi-Meta: Reformat në politikë, të rëndësishme për integrimin

Tiran, 05 Tettor – Ilir Meta ka njohuri për problemet tona, të shqiptarëve që i kemi andej. Një problem shumë i madh është varfëria.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur në një takim, kreun e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni, Menduh Thaçi. Gjatë takimit mes tyre, është diskutuar për gjendjen e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni si dhe për prespektivën e Maqedonisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Pas takimit Meta dhe Thaçi mbajtën nga një deklaratë për mediat. Kryeparlamentari Ilir Meta tha se, “shqiptarët kudo ku jetojnë janë një faktor i rëndësishëm i stabiliteti të vendit ku jetojnë dhe rajonit”.

“Ne dëshirojmë më të mirën për Maqedoninë dhe dëshirojmë që shqiptarët të ruajnë rolin e tyre dhe të punojnë për integrimin e maqedonisë në BE dhe NATO”, theksoi në fjalën e tij, Meta, duke shprehur besimin se kjo forcë politike në Maqedoni do të vazhdojë të punojë për të drejtat e shqiptarëve.

Ndërkaq, nga ana e tij, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se, Meta ka njohuri për problemet e shqiptarëve në Maqedoni.

“Ilir Meta ka njohuri për problemet tona, të shqiptarëve që i kemi andej. Një problem shumë i madh është varfëria”, deklaroi kreu i PDSH-së.

Ai shtoi se e ka informuar kryeparlamentarin shqiptar për punën që bën PDSH-ja për të drejtat e shqiptarëve.

“E informova për situatën e shqiptarëve në Maqedoni dhe një problem i madh është varfëria e shqiptarëve për prespektivën e munguar dhe mungojnë investimet në rajonet që banohen nga shqiptarët. Këta suksese në Shqipëri janë edhe suksese të shqiptarëve që nuk jetojnë këtu”, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *