Home / Lajme / Maqedoni / ‘Përplasjet’ e Ekrem Kryeziut hapën Festivalin e Teatrove në Dibër

‘Përplasjet’ e Ekrem Kryeziut hapën Festivalin e Teatrove në Dibër

23 tetor-Po ashtu këtë mbrëmje, do të paraqitet edhe aktori shqiptar nga Amerika, Pajazit Murtishi, me një pjesë të Ali Asllanit, ndërsa juria profesionale në përbërje: prof. Dr. Selajdin Salihu, Milto Kutali dhe prof.Dr. Selimi Agimi, do të bëjnë vlerësimit për t’i ndarë çmimet e Festivalit.

Teatri Kombëtar i Kosovës nga Prishtina u nderua me hapjen e Festivalit tradicional “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, me shfaqjen e autorit dhe regjisorit të shfaqjes, Ekrem Kryeziu, me titullin “Përplasjet”, me aktorët Çun Lajçi, Afrim Muçaj dhe Genta Ratkoceri, në sallën e mbushir përplot me publik në Pallatin e kulturës në Dibër.

Tematikë e shfaqjes është për përjetimet nga burgu, ose nga burgjet famëkeqe për shumë individë e popuj gjatë të së kaluarës. Autori dhe regjisori Ekrem Kryeziu, në këtë tekst dhe shfaqje, ka përcjellë një pjesë të jetës dhe biografisë së tij që është shumë e ngjashme edhe me qindra e mijëra individ të tjerë, që kanë përjetuar tmerret e burgut, pa përcaktuar vendin, kohën, personazhet tjera, që mbase për ndonjërin edhe kishte dilema nga gjithë ajo që ndodhte në “burg” por nuk u panë dhe nuk u vërejtën gardianët apo zyrtar të tjerë. Jetën e individit idealist, komunistit dhe nacionalistit ai e shndërron në një konflikt brendapërbrenda qelisë së burgut, që në një shfrenim ose në një gjendje tejet emocionale për idealet e parealizuara, shndërrohet në kriminel vrasës.

Hapjen solemne të Festivalit në Dibër e bëri kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, me ç’rast edhe përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët, ndërsa drejtori i Festivalit, Ylber Nuredini theksoi se Festivalin materialisht, pos komunës dhe donatorëve, e ndihmojnë edhe “ELEM”-Maqedoni ndërsa Kompania operatore e telefonisë celulare “Albafon” do të ndajë çmimin për shfaqen më të mirë të Festivalit.

Pos shfaqjes “Përplasjet”, gjatë 5 ditëve të ardhshme në skenën e Pallatit të kulturës në Dibër do të ngjiten edhe Teatri “A.Z. Çajupi” nga Korça me shfaqen “Borgjezi fisnik”, nga Molieri, në regji të Erion Isait, Drama Shqipe-Kumanovë, me pjesën e Joe Orton, “Çfarë ka parë shërbëtorja” në regji të Kastriot Saqipit, Teatri Shqiptar nga Shkupi me pjesën “Paraja” e autorit Rei Kunei, në rgji të Ilir Bokshit, Teatri i Qytetit-Gjilan, me pjesën “Pacienti i Dr. Frojdit” të autorit Miro Gavran, në regji të Erson Zymberit, ndërkaq në ditën e fundit të Festivalit, do të paraqiten Teatri “Petro Marko” nga Vlora me pjesën e Laurent Baff-it, “Të gjithë me huqe” në regji të Eliona Thomaraj si dhe Universiteti i Arteve dhe Teatri Kombëtar-Tiranë, me monodramën e Dario Fo-së, “Joan Padam dhe Amerikat” në interpretim të Arben Derhemit, në regji të Milto Kutalit.

Po ashtu këtë mbrëmje, do të paraqitet edhe aktori shqiptar nga Amerika, Pajazit Murtishi, me një pjesë të Ali Asllanit, ndërsa juria profesionale në përbërje: prof. Dr. Selajdin Salihu, Milto Kutali dhe prof.Dr. Selimi Agimi, do të bëjnë vlerësimit për t’i ndarë çmimet e Festivalit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *