Home / Lajme / Maqedoni / Përzgjidhen 1.600 persona të rasteve sociale të cilët do të punësohen në institucionet shtetërore

Përzgjidhen 1.600 persona të rasteve sociale të cilët do të punësohen në institucionet shtetërore

6 tetor-Emrat e kandidatëve të pranuar, janë lexuar në programin e transmetuar drejtpërsëdrejti në kanalin 1 të Radiotelevizionit të Maqedonisë. Në të gjitha kategoritë e punësimit, është respektuar përfaqësimi proporcional prej 25 për qind dhe më shumë të kandidatëve shqiptarë

Me rangim të drejtpërdrejtë kompjuterik janë zgjedhur 1.600 personat nga kategoritë e rrezikuara sociale, të cilët do të punësohen në istitucionet dhe organet shtetërore në pajtim me shpaljen për punësim të personave nga kategoritë e rrezikuara sociale, të publikuar nga NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Emrat e kandidatëve të pranuar, janë lexuar në programin e transmetuar drejtpërsëdrejti në kanalin 1 të Radiotelevizionit të Maqedonisë.

Në të gjitha kategoritë e punësimit, është respektuar përfaqësimi proporcional prej 25 për qind dhe më shumë të kandidatëve shqiptarë.

Përqindja e maqedonasve të pranuar, është 65 deri 67 për qind, ndërsa bashkësitë e tjera janë përfaqësuar me 2 deri 4 për qind.

Në konkursin e publikuar muaj më parë, janë paraqitur rreth 20 mijë kandidatë.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve, Qeveria vendosi të bëjë përzgjedhjen në mënyrë kompjuterike, duke përjashtuar faktorin njeri.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *