Home / Lajme / Maqedoni / Policët sulmohen me sëpata në Ohër

Policët sulmohen me sëpata në Ohër

Ohër, 27 tetor – Disa qytetarë të Ohrit sot pasdite kanë sulmuar dy policë me sëpata, pasi që ata janë urdhëruar që të ulin muzikën që po dëgjonin me zë të lartë.

Incidenti ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën “Dame Gruev” në Ohër, kur policët kishin shkuar pranë shtëpisë së një qytetari për të ndërhyrë dhe kërkuar uljen e muzikës.

SPB në Ohër ka theksuar se policët kishin pranuar ankesa dhe më pas urdhër për të intervenuar në këtë shtëpi për të ulur zërin e muzikës, pas ankesave të qytetarëve të tjerë.

Mirëpo, ata janë pritur ashpër nga familjarët e kësaj shtëpie, pasi që ata kishin refuzuar të ulin zërin e muzikëspër shkak të një ahengu familjar.

Siç njohtohet dy policët janë sulmuar me sëpata nga dy qytetarë në këtë aheng, me ç`rast kanë marrë lëndime të lehta trupore. Policia më pas ka arritur që të ndërhyjë në këtë rast, duke ndaluar qytetarët e dhunshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *