Home / Lajme / Maqedoni / Policia aksion të madh për kapjen e një të ikuri nga burgu

Policia aksion të madh për kapjen e një të ikuri nga burgu

20 tetor-Sipas SPB-së, në aksion fillimisht kanë marrë pjesë efektivë nga Stacioni policor i Tetovës, por më vonë është kërkuar ndihmë nga MPB në Shkup, prej ku ka arritur një helikopter policor i cili ka fluturuar mbi fashat. I shumëkërkuari ka arritur ti ikë policisë dhe të arratiset mbi fshatin Kapaçindoll, në drejtim të Malit të Thatë.

Ministria e Punëve të Brendshme të shtunën pasdite në fshatin Kapaçindoll të Tetovës ka zhvilluar një aksion policor, i cili ka zgjatur deri pak para mesnate. Edhe pse fillimisht nga disa portale i informua se bëhet fjalë për aksion të ngjashëm si ai i të premtes në mbrëmje për kapjen e druvarëve të paligjshëm në Luboten, nga Policia e Tetovës e mohojnë këtë, ndërsa theksojnë se aksioni në Kapaçindoll ka pa patur tjetër qëllim. Zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, thotë se në Kapaçindoll aksioni është ndërmarrë për kapjen e një të burgosuri të ikur nga burgu, i cili ka qenë në kërkim. Bëhet fjalë për të burgosurin me inicialet J.R, (33 vjeç) nga fshati Llërc. I kërkuari është vërejtur duke qarkulluar në rrugën lokale Grupçin-Merovë dhe më të vërejtur patrullën policore ka gjuajtur në drejtim të tyre. Sipas SPB-së, në aksion fillimisht kanë marrë pjesë efektivë nga Stacioni policor i Tetovës, por më vonë është kërkuar ndihmë nga MPB në Shkup, prej ku ka arritur një helikopter policor i cili ka fluturuar mbi fashat. I shumëkërkuari ka arritur ti ikë policisë dhe të arratiset mbi fshatin Kapaçindoll, në drejtim të Malit të Thatë. 33 vjeçari me inicialet J.R, në vitin 2003 është dënuar me burg për vrasje dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në Burgun e Shtipit, kurse në dhjetor të vitit të kaluar është lëshuar të vizitojë familjen, pas çka nuk është kthyer ta vuaj pjesën tjetër të dënimit dhe është shpallur në kërkim.U.H

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *