Home / Lajme / Maqedoni / Policia: Dy tentime të pa suksesshme për vjedhje në Tetovë (VIDEO)

Policia: Dy tentime të pa suksesshme për vjedhje në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 03 Tetor – Sektori për punë të mbrendëshme njofton se ka pas dy tentime të pa suksesshme për vjedhje në Tetovë.

Kapet duke tentuar të vjedh çantën

41 vjeçari S.K, të mërkurën pas dite ka tentuar që të vjedh një çantë për femra para objektit Shaci në Tetovë, por është hetuar nga ana e policisë dhe është arrestuar. “Së pari ai është afruar të panjohurës e cila priste në radhë, dhe më pas e ka vendosur dorën e djathtë në çantën e saj. Por ai është hetuar nga ana e policëve dhe ka tentuar të ikë. Tentimi I tij për të ikur ka qenë i pasusksesshëm ngase për një kohë të shkurtë është kapur dhe arrestuar. Eshtë biseduar me të njejtin dhe pas zbardhjes së rastit do të përballet me padi adekuate”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Shkupjanët kapen duke vjedhur në Tetovë

Tetovë,3 tetor-Të mërkurën rreth orës 14 e 50 minuta, E.XH 24 vjeçar dhe A.S 31 vjeçar, që të nga Shkupi, me veturën e tyre Opel Korsa, me targa të Shkupit, kanë hyrë në oborrin e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe nga një veturë tjetër kanë tentuar të vjedhin një çantë, por janë hetuar nga ana e sigurimit dhe kanë ikur. “Pasi kanë në oborr ata janë drejtuar tek vetura “Audi” me targa të Gostivarit, e cila ka qenë e parkuar poashtu në oborrin e USHT-së. Me çels adekuat ata kanë hapur dyert e veturës nga ana e pasme dhe kanë marrë një Llap-Top dhe një çantë të zezë.Në ndërkohë ata janë hetuar nga ana e sigurimit dhe me veturën e tyre kanë filluar të ikin. Duke ikur ata kanë lënduar njërin prej sigurimit në dorë me pasqyrë. Pak kohë më vonë ata janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejshme, ndërsa Llap-topi I është kthyer pronarit”, njoftoi SPB_ja e Tetovës. Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe punon në zbardhjen e të njejtit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *