Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet kompleti me 20 libra i Esat Stavilecit (VIDEO)

Promovohet kompleti me 20 libra i Esat Stavilecit (VIDEO)

Tetovë, 31 tetor – Deri më sot kam shkruar 35 libra dhe i kam përmbledhur në këto 20 vëllime. Unë nuk merrem vetëm me çështjen e Kosovës edhe pse është preokupimi themelor, por merem edhe me çështjen shqiptare.

Librat kanë përmbajtje me tema të ndryshme nga qasjet historike, politike, kushtetuese, dhe pastaj kalojnë nëpër të tjerat derisa që përfundojnë pastaj edhe me shkrime joshkencore, ato që përbëjnë ditarin e luftës, përbëjnë shkrime nga koha e të qenurit Kosova nën administrim ndërkombëtar dhe janë disa qajse thjeshtë juridike aty është fjalori i administratës që si tërësi përbëjnë aktivitetin tim shumëvjeçar.

Konsideroj se si me çështjen e Kosovës edhe me çështjen shqiptare kemi probleme. Me çështjen e Kosovës për faktin sepse nuk kemi aritur që të sigurojmë sovranitetin në të gjithë territorin e Kosovës, kurse me çështjen shqiptare sepse nuk kemi arritur shkallë të harmonizimit të interesave të përbashkëta në nivele ku jetojnë të gjithë shqiptarët dhe hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

Mesazhet janë këshilla që burrojnë drejtpësëdrejti për shqiptarët, e para që të kenë një shkallë më të lartë të koordinimit, e dyta që në Shqipëri të mbrojnë shtetin, ta ruajnë dhe ta kultivojnë të qenurit shtet në njëiqnd vjetorin, kurse për Kosovën që është shtet I ri, të tregojnë gatishmëri por edhe dëshmi se janë në gjendje të ndërtojnë një shtet. Problemet janë të mëdha, sepse ende ballafaqohemi me kufizime që nënkuptojnë ndarjen e sovranitetit me bashkësinë ndërkombëtare por e keqja është se edhe në atë pjesë të sovranitetit ka pretendime, të ketë hisen e vet, të ketë pjesën e vet edhe Sërbia dhe kjo dëshmohet edhe me marrveshjet e fundit, që unë në shkrimin e fundit e kam titulluar Me Sërbinë asgjë e besueshme qoftë edhe atëherë kur ka marrëveshje, flas për një fakt se Sërbia është e njohur ma shumë ëpr mosmarrëveshje se sa për marrëveshje dhe se pala e Kosovës do ta ketë shumë të vështirë të mirret vesh me Sërbinë sepse aajo nuk heq lehtë dorë nga pretendimet e saja qoftë për ta ndarë Kosovën në dysh qoftë për të marrë një pjesë të territorit sepse ajo në fakt nuk është e interesuar për interest sërbe në Kosovë por është e interesuar për territorët”, tha Stavileci.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *