Home / Lajme / Maqedoni / Punësimet e maqedonasve po ulin përqindjen e shqiptarëve (VIDEO)

Punësimet e maqedonasve po ulin përqindjen e shqiptarëve (VIDEO)

7 Tetor – Partitë opozitare shqiptare kanë shprehur shqetësime për mosarritjen e numrit të duhur të përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore. Kjo çështje vite me radhë ka qenë pjesë e debatit me akuza dhe kundërakuza midis partive shqiptare.

Punësimet masive në administratën shtetërore nga ana e VMRO-DPMNE po e ulin përfaqësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore.

Punësimet masive në shumë institucione përmes procedurave të ndryshme, por edhe punësimet që po realizohen me konkurset e fundit si 1600 administratorët shtetëror të kategorive sociale si dhe punësimet në ministri tjera, si ato në MPB po rrezikojnë kuotën apo përqindjen e duhur të shqiptarëve në administratën shtetërore, informon agjencia e lajmeve INA.

Shifra zyrtare e përfaqësimit duhet të jetë rreth 26 për qind, ndërsa jozyrtarisht kjo shifër akoma nuk është arritur dhe po pëson ulje graduale, nga punësimet e maqedonasve.

Deri tani nuk ka një analizë të saktë lidhur me numrin e saktë të përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore. Jozyrtarisht nga Sekretariati qeveritar për Marrëveshjen e Ohrit bëjnë të ditur se shifra e përfaqësimit është rreth 20 për qind.

Zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri disa muaj më parë ka shprehur shqetësime lidhur me punësimet masive të maqedonasve, që sipas tij rrezikojnë përfaqësimin e shqiptarëve në institucione në bazë të dokumentit kornizë të Ohrit. Ai ka nënvizuar se nuk mund të rritet përfaqësimi i shqiptarëve, në rast se paralelisht punësohen edhe maqedonas.

Partitë opozitare shqiptare kanë shprehur shqetësime për mosarritjen e numrit të duhur të përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore. Kjo çështje vite me radhë ka qenë pjesë e debatit me akuza dhe kundërakuza midis partive shqiptare.

Institucioni i Avokatit të Popullit gjithashtu ka alarmuar mungesën dhe respektimin e përfaqësimit të shqiptarëve. Sipas raporteve të këtij institucione akoma ka institucione ku nuk ka asnjë shqiptarë, apo ku për qindja është tejet simbolike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *