Home / Lajme / Maqedoni / Punësimet zvogëlojnë përfaqësimin e shqiptarëve (VIDEO)

Punësimet zvogëlojnë përfaqësimin e shqiptarëve (VIDEO)

07 Tetor – Kryeministri Nikolla Gruevski precizoi se 1.600 persona nga kategoritë e ndjeshme sociale, të cilët do të punësohen në institucionet dhe organet shtetërore konform shpalljes për punësim të personave të kategorive të ndjeshme sociale të shpallura nga NP “Pyjet e Maqedonisë” janë zgjedhur me rangim të drejtpërdrejtë kompjuterik, e jo me sistem të lotarisë siç pohojnë disa media.

“Nuk bëhet fjalë për sistem lotarie ose sistem të fatit, por për krijim softuerik të rang listës në pajtim me kriteret e vërtetuara dhe të dhënat e futura, ndërsa të dhënat janë marrë nga vetë personat, të cilët kanë konkurruar”, theksoi krymeinistri Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.Ai theksoi se në pajtim me Ligjin është parashikuar procedurë e shkallës së dytë, respektivisht mundësi për ankesë për secilin që ka konkuruar dhe nuk është i kënaqur që nuk është pramnuar në shpallje.Përzgjedhja e të sapopunësuarve në NP “Pyjet e Maqedonisë” është bërë nga mbi 20.000 persona të paraqitur. Të përzgjedhurit do të punësohen fillimisht në NP Pyjet e Maqedonisëm pastaj një pjesë e tyre do të mbeten në punë në këtë ndërmarrje publike, ndërsa të tjerët do të ndërmerren në instiucione tjera. Emrat e të përzgjedhurve janë lexuar në kuadër të programit të hapur, ndërsa mund të shihen edhe në ueb faqen e Pyjeve të Maqedonisë. Ndryshe, Punësimi i 1600 punonjësve të rinj në administratën shtetërore dhe konkursi i sapo hapur për punësimin e 400 policëve të rinj ka nxjerrë në pah strategjinë e gabuar të qeverisë, e cila pamundëson përfaqësimin të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratë. Gjatë këtyre punësimeve, 25% e vendeve të punës janë të garantuara për shqiptarët. Por, për shkak të përfaqësimit tejet të ulët aktual, pjesëmarrja me 25% në çdo punësim është e pamjaftueshme për të arritur kuotën e garantuar me kushtetutë. Sipas profesorit universitar të Administratës Publike Hasan Jashari duhet që të paktën 30% e vendeve të punës t’u garantohen shqiptarëve, me qëllim që viteve të ardhshme të arrihet 25 përqindëshi në total. Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, për vitin 2012, nga 107 mijë të punësuarit në administratë, 19 mijë janë shqiptarë, ose 17.8%. Sipas analizave matematikore, për t’u arritur përfaqësimi i shqiptarëve me 25% në administratë, duhet që në periudhën e ardhshme të punësohen mbi 10 mijë shqiptarë dhe asnjë maqedonas.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *