Home / Lajme / Maqedoni / Pyetje të deputetëve në Parlament . Sheqerinska akuza Mijallkovit

Pyetje të deputetëve në Parlament . Sheqerinska akuza Mijallkovit

31 tetor-Si ka ardhur deri te mjetet dhe si i ka fituar. Atë që e di është se periudhë të gjatë i përmenduri Sasho Mijallkov ishte në biznes privat para se të hyjë në këtë funksion. Më së miri është ai të përgjigjet në këto pyetje të parashtruara”, sqaroi kryeministri Gruevski në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve.

Çdo funksionar ka obligim sipas ligjit të vendos të dhëna në listat anketuese të cilat parashtrohen deri te institucionet adekuate, dhe aq sa e di të gjithë e kanë bërë atë. Kjo ishte përgjigjja e kryeministrit Nikolla Gruevski në pyetjen e deputetes të LSDM-së Radmilla Shekerinska për atë “se cili është biznesi në Maqedoni dhe në vendet e huaja me të cilin merret drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, që i ka mundësuar për pesë vjet ta rritë pronën e paraqitur në listën anketuese për 1,6 milion euro”.

“Për hollësira tjera rreth asaj që e intereson Shekerinskën, duke marrë parasysh atë që ai nuk është i pranishëm në sallë, do të përgjigjet publikisht dhe unë nuk mund të përgjigjem për hollësirat e cilit do funksionar në shtet që ka parashtruar listë anketuese, si ka ardhur deri te mjetet dhe si i ka fituar. Atë që e di është se periudhë të gjatë i përmenduri Sasho Mijallkov ishte në biznes privat para se të hyjë në këtë funksion. Më së miri është ai të përgjigjet në këto pyetje të parashtruara”, sqaroi kryeministri Gruevski në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve.

Nga përgjigjja e kryeministrit deputetja Shekerinska nuk ishte e kënaqur dhe potencoi se Mijalkov është funksionari i vetëm, ashtu siç tha, i cili sipas ligjit është dashur por asnjëherë nuk është paraqitur në komisionin kuvendor të obliguar për ndjekjen e punës së tij.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski përkujtoi se dispozitat e rregullores janë se deputeti ka të drejtë kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë dhe mbajtës tjerë të funksioneve publike të cilët janë përgjegjës para Kuvendit, t’ju parashtrojë pyetje që ka të bëjë me punën e tyre ose punën në kompetencë të tyre.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *