Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria shpreson në projektet e miliarderit indiasit Roy

Qeveria shpreson në projektet e miliarderit indiasit Roy

30 tetor-Sipas kësaj komunikate, “Sahara grup” duhet ti dorëzojë këto dokumente deri më datën 11 nëntor, ndërsa Gjykata supreme do ti shqyrtojë më 20 nëntor. Paraprakisht kjo gjykatë ka kërkuar nga SEBI që të gjejnë mekanizma që “Sahara grup” ti kthejë 4 miliardë dollar investitorëve të tjerë.

Edhe pse Gjykata Supreme e Indisë ka vendosur bllokimin e pasurisë së biznesmenit indias Subrata Roy dhe ndalesën për të mos braktisur vendin, Qeveria e Maqedonisë bën të ditur se projektet investuese të kompanisë së këtij biznesmeni “Sahara Group” po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.

“Për ne me rëndësi është se çdogjë po shkon sipas planit në pjesën e realizimit të projekteve që Sahara Group ka në Maqedoni në pjesën e Xhumajlisë ku është blerë toka dhe po zhvillohen aktivitetet e investimeve”, deklaroi ministri i financave dhe zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski, duke theksuar se kjo kompani do të zgjidh problemet e saj të brendshme që i në vendin e saj.

Gjykata e Indisë bllokon Subrata Roy-in

29/10/2013 – Biznesmenit kontrovers indias, Subrata Roy, dhe kompanisë “Sahara grup”, Gjykata supreme e Indisë i ka shqiptuar urdhrin që ti deponojë tapitë e pronave të tij, në një vlerë prej 20.000 krora (rreth 4 miliardë dollar), SEBI-të që është trup rregullator në Indi-transmetojnë mediat.

Gjykata supreme e Indisë ka bërë publike se nëse “Sahara grup” nuk i dorëzon tapitë në afat prej 3 javësh, Subrata Roy dhe drejtorët e tjerë të kësaj kompanie nuk mund ta braktisin vendin pa lejen e tyre.

“Nuk ka arratisje-ikje dhe paratë duhet patjetër të paguhen. I lejuat vetes tepër që të fshiheni e më tutje nuk mundemi tu besojmë”0thuhet në komunikatën e Gjykatës supreme të Indisë.

Sipas kësaj komunikate, “Sahara grup” duhet ti dorëzojë këto dokumente deri më datën 11 nëntor, ndërsa Gjykata supreme do ti shqyrtojë më 20 nëntor. Paraprakisht kjo gjykatë ka kërkuar nga SEBI që të gjejnë mekanizma që “Sahara grup” ti kthejë 4 miliardë dollar investitorëve të tjerë.

Subrata Roy i njohur si Sahara Group i mbështetur fuqishëm nga Qeveria dhe kryeministri Gruevski në Maqedoni po projekton një kampus turistik me një investim marramendës në bregun e Liqenit të Ohrit. Ai gjithashtu është zotuar edhe për një investim në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, me disa miliona euro. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *