Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria tërheq ligjin për gjobat (VIDEO)

Qeveria tërheq ligjin për gjobat (VIDEO)

Qeveria tërheq projekt ligjin për kundërvajtje. LSDM-ja opozitare shprehet se qeveria ishte e detyrueshme për një hap të këtillë falë presionit që ushtroi opozita.

Sipas Ana Pavlova Daneva ligjet që duhet të miratohen me 2/3 e votave nuk mund të kalojnë pa aminin e opozitës andaj është i domosdoshëm harmonizimi i qëndrimeve të subjekteve politike para se ligji të futet në procedurë parlamentare. Sipas opozitës ky është veprim i matur i qeverisë, sepse ligji ishte katastrofal sepse parashihte rritjen drastike të gjobave.“Dëshiroj ta shpreh kënaqësinë tonë të madhe që qeveria më në fund grumbulloi forcën dhe e tërhoqi ligjin për kundërvajtje, me çka dëshmoi se LSDM-ja dhe grupi jon parlamentar ka qenë në të drejtë. Në momentin e parë kur hyri në procedurë parlamentare ligji për kundërvajtje, ne shumë qartë e thamë qëndrimin tonë, se jemi kundër miratimit të një ligji të këtillë i cili është i dëmshëm për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, dhe që në fillim thamë se nuk do të japim pëlqimin tonë dhe se do ta pengojmë miratimin e këtij ligji”, deklaroi Ana Pavllova-Danevska, LSDM.Ndërkohë nga mazhoranca shprehen se ligji është tërhequr përkohësisht dhe se nuk përjashtohet mundësia që sërish të shtrohet në kuvend për miratim. Megjithatë atëherë do të presin edhe konstruktivitetin e opozitës. “Ligji është tërhequr, por kjo nuk nënkupton se do të heqim dorë nga miratimi i një ligji të tillë dhe se nuk do të vijë sërish në procedurë. Megjithatë atë që e kërkuat si opozitë, qeveria dhe ne si shumicë parlamentare dëshmuam konstruktivitet dhe e bëmë atë. Në të ardhmen presim që edhe ju ta dëshmoni konstruktivitetitn tuaj kur sërish do të vij në rend dite ligji i njëjtë”, tha Ilija Kitanovski, VMRO-DPMNE.Projekt ligji për kundërvajtje ishte edhe në debat publik dhe gjatë debatit u kritikua edhe nga profesorët universitarë të kësaj fushe, për të cilët ishin të papranueshme gjobat e larta, të cilat nuk korrespondojnë me realitetin ekonomik të qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *