Home / Lajme / Maqedoni / Rama: Mbetemi të shqetësuar për shqiptarët në Maqedoni

Rama: Mbetemi të shqetësuar për shqiptarët në Maqedoni

2 tetor-“Jemi në mbështetje të plotë të vëllezërve tanë në Maqedoni e mbetemi të shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve”, ka theksuar Rama, dje në komunikimin e tij të parë ‘online’ me shqiptarët, ku ai i është përgjigjur pyetjes se ‘ a do të ndërmerret ndonjë iniciativë që bën të zbatueshme marrëveshjet e shqiptarëve në Maqedoni.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka theksuar se Qeveria e re shqiptare mbetet e shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve të shqiptarëve në Maqedoni.

“Jemi në mbështetje të plotë të vëllezërve tanë në Maqedoni e mbetemi të shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve”, ka theksuar Rama, dje në komunikimin e tij të parë ‘online’ me shqiptarët, ku ai i është përgjigjur pyetjes se ‘ a do të ndërmerret ndonjë iniciativë që bën të zbatueshme marrëveshjet e shqiptarëve në Maqedoni.

Rama nuk ka dhënë detaje të tjera përpos një përgjigje të shkurtër.

I pyetur lidhur me projektin e gjashtëshes së Ballkanit, ku është përmendur edhe Shqipëria, Rama është përgjigjur se nuk ka asnjë projekt të Tiranës zyrtare për t`iu bashkëngjitur ndonjë nisme për krijimin apo ringjalljen e ndonjë forme të konfederatave në Ballkan, që sipas tij, mund të ngjallte qoftë edhe simbolikisht fantazmat e Jugosllavisë famëkeqe.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *