Home / Lajme / Maqedoni / Raportuesi i PE-së vizitë treditore në Maqedoni

Raportuesi i PE-së vizitë treditore në Maqedoni

28 tetor-Evrodeputeti britanik menjëherë pas publikimit të raportit të progresit deklaroi se në rast se Maqedonia mbetet në një situatë të ‘status quo’, atëherë do të ketë probleme brenda këtij vendi dhe këtë duhet ta kuptojë Brukseli.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, evrodeputeti britanik Richard Hovit sot do të qëndrojë për vizitë treditore në Shkup.

Vizita e tij pason pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian, përmes së cilës u dha rekomandimi i ri për hapjen e negociatave për anëtarësim, por që në raport ishin përfshirë shumë vërejtje dhe kritika për zhvillimet e brendshme dhe ngërçin politik.

Hovit ka paralajmëruar se gjatë vizitës në Shkup do të zhvillojë takime me faktorët e rëndësishëm politik dhe institucional në vend, si dhe me përfaqësues të sektorit civil dhe shoqatave të gazetarëve.

Evrodeputeti britanik menjëherë pas publikimit të raportit të progresit deklaroi se në rast se Maqedonia mbetet në një situatë të ‘status quo’, atëherë do të ketë probleme brenda këtij vendi dhe këtë duhet ta kuptojë Brukseli.

Ai këtë shqetësim e ka shprehur i pyetur se çfarë pret nga Këshilli Evropian në mbledhjen e dhjetorit, kur pritet të vendoset se a do të hapen ose jo negociatat me Maqedoninë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *