Home / Lajme / Maqedoni / RDK ofron modelin e bashkëpunimit PS – LSI

RDK ofron modelin e bashkëpunimit PS – LSI

04 Tetor – Rilindja Demokratike Kombëtare, e cila drejtohet nga lideri Rufi Osmani ka mirëpritur nismën e bashkëpunimit të nxitur nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Sipas RDK-së, modeli i bashkëpunimit LSI-PS është alternativa e mirëfilltë për bashkëpunimin opozitar shqiptar në Maqedoni

“Bashkëpunimi i subjekteve politike në sistemet demokratike bazuar në peshën elektorale është një praktikë e mirënjohur në vend dhe në botën demokratike. Koalicionet parazgjedhore dhe paszgjedhore tashmë janë bërë praktika të rregullta politike në realizimit e objektivave politike”, vlerëson RDK.

Sipas këtij subjekti politik, kjo domosdoshmëri e bashkëpunimit paraqitet si imperativ tashmë kur subjektet politike të bashkësive etnike pakicë bëhen faktor vendimtar në përcaktimin e fituesit në rrethin e dytë zgjedhor edhe në komunat ku shqiptarët janë shumicë.

Në funksion të luftimit t kësaj dukurie të devalvimit të vullnetit politik të popullit shqiptarë RDK thotë se, prej kur ekziston në skenën politike ka qenë afirmative në lidhje me bashkëpunimin politikë.

“Bashkëpunimi i opozitës shqiptare fuqizon politikisht opozitën shqiptare dhe rrit mandatet e saja politike në nivel të pozitës aktuale me shansa reale që në zgjedhjet e radhës opozita shqiptare të jetë fituese në kampin politik shqiptar”, thekson RDK.

Duke qenë të vetëdijshëm se bashkëpunimi i opozitës shqiptare sot është interes kombëtar, Rilindja Demokratike Kombëtare bën të ditur se ofron modelin e bashkëpunimit midis Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe Partisë Socialiste në Shqipëri, si model më korrekt dhe real për bashkëpunimin opozitar shqiptarë në Maqedoni.

Në lidhje me iniciativën e PDSH-së të komunikuar nëpërmjet mediave kryetari i RDK-së ka autorizuar Naxhi Xhelilin dhe Vesel Memedin të venë kontakt me Zijadin Selën përfaqësuesin e PDSH-së për të bashkëbiseduar projektet alternative të dy partive.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *