Home / Lajme / Maqedoni / RDK reagon kundër zgjedhjes së kryesuesit të këshillit të Strugës

RDK reagon kundër zgjedhjes së kryesuesit të këshillit të Strugës

Strugë, 07 Tetorë – RDK – dega në Strugë ka reaguar sot lidhur me zgjedhjen e kryetarit të këshillit komunal të Strugës, Abdulla Qazimovski, duke e cilësuar këtë se ai nuk ka pasur shumicën e votave të partive politike shqiptare.

RDK dega Strugë e informon opinionin më të gjërë se RDK në Strugë në lidhje me votimin e Abdulla Qazimoskit kishte qëndrim parimor kur votoi për kandidaturën e tij në votimin e parë dhe kur apstenoi nga votimi gjatë nominimit të dytë për kryetar të këshillit komunal.

Herën e parë, dy këshilltarët e RDK përkrahën Abdulla Qazimoskin për arsyen se blloku maqedonas i koalicionit maqedonas kandiduan këshilltaren Juliana Zunoska për kryesuse të këshillit të Komunës së Strugës kundrejt kandidtit të propozuar nga Zijadin Sela i cili në zgjedhjet e fundit lokale u votua nga 21.000 shqiptarë në komunën e Strugës pa dallim orientimit partiak. Në votimin e ditës së premte (04.10.2013), dy këshilltarët e RDK Strugë nuk e mbështetën Abdulla Qazimoskin sepse RDK-Strugë gjykoi dhe kjo gje u vërtetua edhe gjatë votimit të tij se Zijadin Sela për të siguruar shumicën bëri pazarin politik të radhës me 5 këshilltarët e VMRO-DPMNE ,1 të LSDM ,1 të VMRO popullores dhe një të PAE të Fijat Canoskit. Me këtë veprim politik definitivisht u vulos koalicioni i Zijadin Selës ( PDSH) dhe VMRO-DPMNE dhe pjesë të shkëputura të partive tjera joshqiptare në Strugë”, thekson dega e RDK-së në Strugë, duke shtuar se në në mbështetje të Abdulla Qazimoskit dalin ata të cilët “të gjithë së bashku për Strugën” gjatë zgjedhjeve lokale në Struge me veprimet e tyre politike krijuan një atmosferë tepër të tensionuar me pasoja shumë negative për mirekuptimin ndëretnik.

Më tej theksohet se dy këshilltarët e RDK në Strugë Arban Lita dhe Ardian Demiri asnjëherë nuk kanë thënë qe nuk e mbështesin Abdulla Qazimoskin sepse ai nuk e flet gjuhen shqipe në niveln e duhur intelektual siç shpifën Abdulla Qazimoski por motivet e mos përkrahjkes janë politike.

“Si rezultat i pazareve politike dhe votimit të Abdulla Qazimoski nga partitë maqedonase, Zijadin Sela pa asnjë hezitim shkeli mbi vullnetin politik të 21.000 votuesve shqiptarë që e mbështetën atë gjatë zgjedhjeve lokale të 2013 në Strugë. Ky pazar politikë i radhës nuk reflekton realisht strukturën etnike,fetare dhe politike të Strugës të manifestuar në zgjedhjet e fundit lokale, zgjedhjet që ishin shumë tepër se zgjedhje lokale por ishin një referendum antiqeveritar në funksion të mbriojtes së vullnetit politikë të popullit shumicë në Strugë. A është pjesë e pazarit tuaj politik me VMRO-DPMNE edhe ndërtimi i kishës afër plazhit të “femrave”?”, ka theksuar RDK.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *