Home / Lajme / Maqedoni / RDK zgjodhi Memedin në degën e Gostivarit

RDK zgjodhi Memedin në degën e Gostivarit

Gostivar, 13 Tetor – RDK në degën e Gostivarit për kryetar zgjodhi Vesel Memedin, por edhe kryesinë e re partiake.

“Rreziku i vetëm që kemi për momentin është rreziku i besimit dhe vetëbesimit që shoqëria shqiptare e ka humbur në përgjithësi. Ky rrezik mund të shpërbën tërë qenien tone në vatrat tona historike. Njerëzit tashmë kanë filluar të humbin besimin jo vetëm tek liderët politikë dhe fetar por edhe tek tërë populli i vet, si udhëheqës absolut të demokracisë. Një popull që është karakterizuar me sakrifica dhe flijime të madhe, tani është shndërruar në vëzhgues pasiv me synim të len vendlindjen si klandestin dhe të ikë në perëndim me pasoja të larta për kombin në përgjithësi”, theksoi Memedi.

Kryetari i partisë Rufi Osmani cilësoi situatën aktualitetin politik dhe ekonomik në vend dhe në veçanti në spektrin politik shqiptarë si më të dobëtin në këtë dy dekada të tranzicionit politik dhe ekonomik me tendencë të degjenerimit të mëtejmë. Unifikimi në veprim i faktorit politikë shqiptarë ka qenë motoja e formimit dhe funksionimit të RDK-së, moto kjo që është injoruar dhe luftuar nga subjektet tjera politike dhe nga strukturat e shërbimeve sekrete në vend.

Në këtë vazhdë edhe loja e fundit manipulative e partisë tjetër opozitare shqiptare është pjesë e një skenari të mirënjohur për të mbrojtur interesat dhe kapitalet kriminale të personave të caktuar në dëm të interesit të përgjithshëm. Funksionimi i mëtejmë i RDK-së duhet të kuptohet si zëri i vetëm i arsyes dhe ndërgjegjes në një ambient politikë të kriminalizuar ku shteti është peng i interesave kriminale të personave dhe grupimeve të pushtetit aktual.

Kuvendin zgjedhor e përshëndeti edhe deputeti i RDK-së nga Gostivari Naxhi Xhelili i cili në diskutimin e tij foli për punën e parlamentit si institucion I cili është transformuar në makinë votuese e qeverisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *