Home / Sport / Real–Liverpool, shkëmbimi Benzema–Suarez

Real–Liverpool, shkëmbimi Benzema–Suarez

Ish futbollisti i Ajaxit e kishte shfaqur dëshirën të transferohej në Santiago Bernabeu edhe gjatë verës, por në fund ky transferim kishte dështuar.

Real Madridi është rikthyer në garë për Luis Suarezin. Sipas tabloidit britanik Daily Star, gjatë janarit, presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez është i gatshëm t’ia ofrojë Liverpoolit 20 milionë funte plus kartonin e Karim Benzemas, vetëm për ta lëshuar sulmuesin uruguaian.

Ish futbollisti i Ajaxit e kishte shfaqur dëshirën të transferohej në Santiago Bernabeu edhe gjatë verës, por në fund ky transferim kishte dështuar.

Por, kjo nuk nënkupton se përfaqësuesin uruguaian nuk do ta shohim në Madrid në pjesën e dytë të sezonit. Në anën tjetër, Benzema ka rënie të formës dhe ka filluar të vërshëllehet nga tifozët, pasi po i mungojnë golat.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *