Home / Sport / Reali bën mrekullinë (VIDEO)

Reali bën mrekullinë (VIDEO)

Real Madridi ka vepruar jashtëzakonisht mirë në fund të takimit kundër Levantes duke triumfuar me rezultat 3-2.

Në gjysmën e parë të takimit të zhvilluar në Estadi Ciudad de Valencia, vendasit ishin skuadra më e mirë, ndërsa Diego Lopez ishte në vend për të mbajtur të paprekur portën e tij.

Me të nisur pjesa e dytë Cristiano Ronaldo e goditi shtyllën, mirëpo në anën tjetër Levante e dërgoi topin në rrjet.

Xumetra shkoi përpara nga e djathta dhe krosoi te Baba Diawara, i cili kësaj radhe e mposhti Lopezin (57’).

Megjithatë, reagimi mbretëror erdhi shumë shpejt. Pas një harkimi nga këndi të Di Marias, Sergio Ramos e barazoi rezultatin (61’).

Los Blancos vazhduan me rastet, sidomos me anë të Di Marias e Marcelos, por nuk ishin efektivë përpara portës.

Kur po afrohej mbyllja e sfidës, Nabil El Zhar shënoi përsëri për ekipin vendas (86’), mirëpo Alvaro Morata arriti ta barazojë rezultatin (90’).

Dhe, në minutat shtesë, Luka Modric dërgoi topin te këmbët e Cristiano Ronaldos, i cili bë hero i Mbretërve duke shënuar golin e fitores (90’+4).

Real Madridi është i treti në tabelë me dy pikë prapa liderëve, Barcelona e Atletico Madrid, që akoma nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *