Home / Sport / Roma turpëron Interin

Roma turpëron Interin

Lideri i Serie A, Roma, e ka bërë të qartë se do t’i turpërojë edhe klubet e mëdha këtë edicion. Giallorossët e kanë mposhtur Interin në Giuseppe Meazza me rezultat 3-0.

Mysafirët kaluan në avantazh me anë të kapitenit Francesco Totti. Gervinho veproi mirë duke asistuar te 37-vjeçari, i cili përkundër se ishte i rrethuar nga lojtarët zikaltër, e dërgoi topin në rrjet.

Gervinho ishte përsëri në aksion, kur u ndal në mënyrë të parregullt në zonë. Ikona romake, Totti, ishte i saktë nga pika e bardhë (40’).

Para se të shkonin skuadrat në pushim, Roma shënoi edhe një herë. Pas një kundërsulmi, Totti e dërgoi topin në drejtim të Kevin Strootman, i cili asistoi te Alessandro Florenzi dhe 22-vjeçari shënoi (44’).

Nerazzurrët u përpoqën në fraksionin e dytë duke u munduar që të bënin diçka për tifozët e tyre, mirëpo përveç posedimit të topit ishin të paaftë të shënonin.

Giallorossët vazhduan të ishin të rrezikshëm, ndërsa minutat e fundit i zhvilluan me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Federico Balzarettit me kartonin e dytë të verdhë (79’).

Edhe pas xhiros së shtatë, Roma vazhdon me rekordin e qindpërqindtë të fitoreve dhe numëron 21 pikë. Napoli dhe Juventusi mbeten pesë pikë prapa, ndërsa ndeshjet e tyre (ndaj Milanit, respektivisht Livornos) i zhvillojnë të dielën.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *