Home / Sport / Ronaldo ka frikë nga favorizimi i Messit nga FIFA

Ronaldo ka frikë nga favorizimi i Messit nga FIFA

FIFA të mërkurën publikoi një letër përmes të cilës kërkoi falje për deklaratat e Blaterit ndërsa refuzoi të komentonte më shumë këtë ngjarje.

Cristiano Ronaldo është i frikësuar se favorizimi i FIFA-s për Barcelonën dhe Lionel Messin është duke shkatërruar të ardhmen e tij në Real Madrid dhe beson se nuk do të fitojë Topin e Artë nëse Sepp Blatter qëndron në krye të shtëpisë së futbollit.

Ashtu si klubi madrilen, edhe Ronaldo të martën u përgjigj ashpër komenteve të bëra nga Blatteri të premten, ku shefi i FIFA-s shprehi preferencën e tij për Messin ndërsa bëri shaka me portugezin. Por edhe pse zvicerani kërkoi falje për komentet e tij, CR7 është i bindur se gabimi është i papërmirësueshëm.

I pyetur të premten nga studentët e Universitetit të Oxfordit për Messin dhe Ronaldon, Blatter ka thënë: “Njëri kalon më shumë kohë te stilisti i flokëve. Nuk mund të them se cili është më i miri. Më pëlqejnë të dy, por preferoj Messin”.

Pas deklaratave, klubi mbretëror menjëherë kontaktoi me Blatterin për të shprehur pakënaqësitë lidhur me fjalët që ka thënë, derisa trajneri Carlo Anceloti të martën i ka dal në mbrojtje lojtarit të tij. “ E di se presidenti ynë i ka dërguar një letër FIFA-s. Kjo ishte një mungesë respekti për lojtarin i cili është shumë serioz dhe profesionist. Unë pajtohem plotësisht me presidentin”, ka thënë italiani.

Ronaldo i mori si ofendim deklaratat e tij, duke thënë se Blatter tani e tregoi respektin e vërtetë që ka për të, klubin dhe vendin e tij por tani presidenti i FIFA-s është detyruar që t`i kërkojë falje publikisht sulmuesit 28-vjeçar.

“Është nder që të kem kontakte të mira me Real Madridin dhe të sqaroj se ne kemi shumë lojtarë të talentuar, përfshirë edhe ty. Gjitha të mirat”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”.

Blatter gjithashtu dërgoi një letër të hapur presidentit Florentino Perez për t`i kërkuar falje nëse ka ofenduar dikë në Real Madrid.

“I dashuri President, unë kam pranuar letrën tuaj, përmbajtja e të cilës më befasoi shumë”, ka thënë ai. “Dua të qartësoj se Cristiano Ronaldo është në të njëjtin nivel me Messin dhe të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm”, ka shtuar Blatter. “Më vjen keq që një situatë e tillë u ka lënduar shumë dhe ju kërkoj falje për këtë”.

Sidoqoftë, derisa lojtari dhe klubi janë të shqetësuar për këtë gjë, dëmet tashmë janë bërë sepse zvicerani tashmë ka zbuluar se lojtari tij i preferuar është Messi. “Leo është një djalë i mirë, që çdo nënë dhe baba do të dëshironte ta kishte në shtëpi”, ka thënë Blatter për argjentinasin. Kurse për Ronaldon ai ka shtuar: “Tjetri është një lojtar që sillet si një komandant në fushë”.

Vitin e kaluar Critiano ishte i pikëlluar pasi që nuk mori përkrahjen e klubit madrilen, por tani duket se është i lumtur sepse në mbrojtje të tij ka dal gjithë kryesia e “mbretërve”. Ndërsa ai është i frustruar pasi beson se Messi do të fitojë Topin e Artë për herë të pestë radhazi.

Dy lojtarët janë në mesin e 23 lojtarëve të nominuar për çmimin e famshëm, por Ronaldo tashmë është i bindur se nuk do të fitojë çmimin dhe dyshon se do ta fitojë edhe një herë derisa Blatteri mbetet në krye të FIFA-s.

Goal.com shkruan se Ronaldo është i mendimin se vitin e kaluar e meritoi “Ballon d’Or” pasi ndihmoi Madridin të fitojë La Ligan por beson se kryesia e FIFA-s loboi që Messi të fitojë çmimin prestigjioz gjatë këtyre viteve. Portugezi gjithashtu është i shqetësuar se deklaratat e tilla si të Blatterit do të shërbejnë për të shkatërruar imazhin që e ka krijuar me punë gjatë sezoneve të fundit.

FIFA të mërkurën publikoi një letër përmes të cilës kërkoi falje për deklaratat e Blaterit ndërsa refuzoi të komentonte më shumë këtë ngjarje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *