Home / Lajme / Maqedoni / Rrahje dhe krisma në Gostivar

Rrahje dhe krisma në Gostivar

Gostivar, 12 Tetor – Patrulla e policisë në Gostivar e ka patur patjetër të gjuaj disa herë me armë në ajër, njoftojnë nga MPB, për të parandaluar incident më të madh, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë persona nga Gostivari, që janë përleshur për atë se kush ka përparësi në lëvizje të komunikacionit, e ku është dëmtuar edhe një makinë.

Sipas policisë, dje rreth orës 17.30 në rrugën Beliçicë, para restorantit “Baby Blue”, policët kanë vërejtur një grup të madh të njerëzve duke bërtitur në mes vete, kurse trafiku është bllokuar tërësisht. Pranë restorantit ka qenë aty i dëmtuar një automjet “Ford Mondeo” me targa të Gostivarit, informon Almakos.

Në çastet që policët kanë tentuar ti qetësojnë gjakrat e gostivarasve të mbledhur aty, E.M nga fshati Zdunje dhe shoku i tij nga Balin Dolli, kanë filluar të ikin. Kurse ata i kanë ndjekur me vrap nga pas I.D dhe D.D, të dy prej Gostivarit. Pasi që i kanë arritur, ka filluar përleshja fizike, kurse policia e pranishme aty nuk ka qenë në gjendje ti ndaloj, me ç’rast një polic ka shtënë disa herë në ajër për të parandaluar këtë incident./Almakos

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *