Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani ngriti padi për shpifje kundër kryetarit të komunës Bejta (VIDEO)

Rufi Osmani ngriti padi për shpifje kundër kryetarit të komunës Bejta (VIDEO)

Gostivar, 3 Tetor – Kryetari i mëparshëm i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani në Gjykatën Themelore ka ngritur padi për shpifje kundër kryetarit të komunës Nevzat Bejta.

Në konferencën për shtyp në selinë e partisë në Gostivar, Rufi Osmani, lider i RDK-së paralajmëroi se në rrugë ligjore do të mbrohet nga akuzat e Bejtës të shqiptuara në Këshillin e komunës së Gostivarit për shpërdorimet të bëra financiare.

“Akuzohem se kam keqpërdorur 200 mijë euro, që nuk është e saktë. Qëndroj në dispozicion dhe këtë do ta dëshmoj në gjykatë. Pohoj se unë kam qenë funksionari më i ndershëm gjatë mandatit tim si kryetar komune”, deklaroi Osmani.

Pas imazhit të dëmtuar, ai do të kërkojë dëmshpërblim prej dhjetë mijë eurove. Krahas kësaj, Osmani tregoi edhe disa raporte, sipas të cilave, siç tha, zbatonen aktivitetet për të cilat nuk ka pasur ose nuk ka përfunduar procedura e tenderit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *