Home / Lajme / Maqedoni / Samaras: Maqedonia është fajtore, duhet të pranojë erga omnes

Samaras: Maqedonia është fajtore, duhet të pranojë erga omnes

2 tetor-Nuk shoh se si zotëri Gruevski është i hapur për zgjidhje të këtillë. Besoj se, nëse i pyesni kolegët e mi nga Shqipëria ose Bullgaria, edhe ata me siguri do t’u përgjigjen njejtë, se papajtueshmëria qëndron në Shkup, e jo në Greqi”, deklaroi Samaras së darkën e organizuar nga fondacioni i tajkunit të ndjerë grek të anijeve Stavros Niarhos.

Kryeministri grek Andonis Samaras ia hodhi fajin për kontestin me emrin Maqedonisë dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe u përpoq të numërojë edhe shtete të tjera ballkanike, si Shqipëria dhe Bullgaria të anës greke në kontestin.

Samaras iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, në pritjen e organizuar në Institutin ekonomik Piterson në Uashington, ku foli për planet ekonomike për Greqinë dhe për situatën e vështirë rajonale.

“Kishim diskutime të gjata me zotëri Nimicin për kontestin për emrin. U takova me të për herë të fundit kur isha këtu në Kombet e Bashkuara. Ka ndonjë papajtueshmëri nga ana e kolegut tim nga Shkupi. Besoj se Greqia është vendi i vetëm i cili ka bërë disa hapa drejt zgjidhjes. Ky nuk është rast edhe me Shkupin. Kërkojmë zgjidhje e cila do të jetë erga omnes, për çdo përdorim. Nuk shoh se si zotëri Gruevski është i hapur për zgjidhje të këtillë. Besoj se, nëse i pyesni kolegët e mi nga Shqipëria ose Bullgaria, edhe ata me siguri do t’u përgjigjen njejtë, se papajtueshmëria qëndron në Shkup, e jo në Greqi”, deklaroi Samaras së darkën e organizuar nga fondacioni i tajkunit të ndjerë grek të anijeve Stavros Niarhos.

Kryeministri grek Samaras, i cili e vizitoi Nju-Jorkun, ndërsa tani është për vizitë në Uashington, në këtë vizitë të dytë në SHBA në afat prej një muaj e gjysmë, evitoi të flasë për kontestin për emrin. Paraprakisht gjatë ditës së djeshme tentoi t’i evitojë ekipet e gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa edhe në brifingjet mediale nuk përqëndrohet në kontestin për emrin. Në shfaqjet e tij publike kryeministri flet për, siç tha, shkatërrimin e partisë neonaziste Agimi i Artë, dhe prezanton të dhëna të reja ekonomike për Greqinë me të cilat thotë se partia e tij ka arritur ta nxjerrë vendin nga kriza.

Samaras dje në Uashington u takua me Kristin Lagard, e cila nga ai kërkoi që të sjellë buxhet të fuqishëm për vitin 2014, me të cilin do të vazhdojnë shkurtimet e ndjeshme buxhetore dhe reformat strukturore të cilat Greqia i realizon nga falimentimi në vitin 2010. FMN i mbështet institucionet e Bashkimit Evropian në financimin e Greqisë, e cila në vitin 2010 njoftoi se veçmë nuk është në gjendje t’i paguajë borxhet e saj.

Para Instituti Piterson, Samaras edhe vetë e konfirmoi rënien ekonomike prej mbi 25 për qind, por njëherit u lëvdërua me uljen e papunësisë në kurtalin e dytë të vitit dhe me suficitin e arritur në buxhet, nëse nuk llogariten këstet për pagesë të borxheve. Samaras premtoi se vendi do ta shkurtojë burokracinë, ose shiritat e kuq për kompanitë të gatshme të investojnë, dhe do t’u shtrojë qilim të kuq, njëherit duke shfaqur shpresë se në Parlament do të votojë miratim të tatimit të sheshtë prej 15 për qind në vend të tatimit të tanishëm progresiv.

Në planin gjeopolitik, kryeministri grek deklaroi se, edhe pse është pak e çuditshme, Greqinë do ta quajë shtyllë të stabilitet në rajon, duke thënë se është stabile në krahasim me rajonin e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Afërt të cilat janë përfshirë nga luftëra dhe nga Pranvera arabe. Samaras e promovoi edhe bashkimin me Qipron dhe Izraelin për shfrytëzimin e gazit natyror në Detin Mesdhetar.

Gjatë vizitës në Uashington, është paraparë që Samaras u takua me nënpresidentin Xho Bajden, me më shumë kongresmenë, deshi të hapë edhe ekspozitë të artit bizantin në Galerinë kombëtare në Uashington, por për shkak të bllokimit buxhetor të SHBA-së kjo ekspozitë është e paevitueshme. Samaras në Nju-Jork u takua me biznesmenë amerikanë me prejardhje greke, nga të cilët kërkoi ta ndihmojnë vendin amë në krizën e saj ekonomike. Samaras u takua edhe me përfaqësues të shoqatave hebraike në SHBA, që t’i informojë për arrestimin e udhëheqësisë së partisë neonaziste Agimi i Artë, e cila para aksionit policor të shtunën ishte partia e tretë më e popullarizuar në Greqi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *