Home / Lajme / Maqedoni / Saraqini inspektoi punët e hidrocentraleve në Tearcës (VIDEO)

Saraqini inspektoi punët e hidrocentraleve në Tearcës (VIDEO)

Tetovë, 26 tetor – Valon Saraqini ministër i ekonomisë dhe kryetari i komunës së Tearces Isen Asani sot inspektun dhe ndoqën nga afër punimet për 7 hidrocentralet që ndërtohen në komunën e Tearcës gjegjsisht ata morrën pjesë në punimet e 3 hidrocentraleve në lumin “Lumbardh”.

Ata u shprehen të kënaqur rreth punëve që deri tani janë kryer në afat rekord dhe thanë se vazhdimisht do të jenë në mbykqyrje të punimeve në këto hidrocentrale. Këto hidrocentrale to të furnizojnë me rrymë elektrike mbi 1000 familje të kësaj komune, u shpreh Valon Saraqini ministër i ekonomisë.

Nga ana tjetër Isen Asani kryetar i komunës së Tëarcës u shpreh se përvec furnizimit me energji elektrike, me hapjen dhe ndërtimin e rrugës për te hidrocentralet qytetarët gjithashtu do mund ti vizitojnë këto vende edhe për pushim dhe turizëm.

Në këtë komunë janë paraparë të ndërtohen 7 hidrocentrale, 3 në lumin Lumbardh dhe të tjerët në lumin Rajna dhe Lumin e Odrit. Ky investim kap vlerën e 22 milion euro.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *