Home / Lajme / Rajon / Selimi: Thaçi e ka rrejt Drenicën

Selimi: Thaçi e ka rrejt Drenicën

23 tetor-“Hashimi më së shumti morri vota në Drenicë e më së shumti e rrejti Drenicën më së shumti sepse asnjë zëvendëskryeministër dhe asnjë ministër nuk është nga Drenica. Hashimi, po ashtu më së shumti vota morri edhe nga krahu i luftës e më së shumti e ka shkelur krahun e luftës sepse nuk mbrojti vlerat e tyre sepse hoqi flamurin e tyre dhe vendosi flamurin e Kosova Petrollit”, ka thënë Selimi.

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Komoran të Drenasit, ku i premtoj qytetarëve investime në infrastrukturë, arsim e shëndetësi. Me këtë rast, deputeti Rexhep Selimi ka thënë se Hashim Thaçi më së shumti ka marr vota nga krahu i luftës, kurse më vonë ka shkelur mbi vlerat e tyre.

Vetëvendosje mblodhi qindra banor të fshatit Komoran, para të cilëve prezantojë platformën për zhvillimin e këtij fshat.

Ata thanë se me qeverisjen e VV në këtë fshat do të investojnë në bujqësi, arsim, infrastrukturë dhe shëndetësi. Kurse, në Drenas përveç tjerash do të luftojnë edhe korrupsionin, sipas të cilëve ekziston në të gjitha sektorët e institucioneve lokale.

Përveç, kandidatit për kryetar të Drenasit, Rifat Demaku, të pranishmit i përshëndeti edhe deputeti Rexhep Selimi, i cili tha se Vetëvendosje po hynë shumë e përgatitur në këto zgjedhje që të fitojë.

VV, sipas tij, hynë në këto zgjedhje edhe për ta mbrojtur votën që dikur u prek.

“Po i qojmë selam të gjithë atyre që janë përgatitur ta vjedhin votën se kësaj radhe nuk do ta mund ta vjedhin. E di që janë përgatit me vjedhë por ne jeni duke i prit aty”, ka thënë ai.

Selimi tha se PDK ka ardhur në Drenicë dhe ka kërkuar votën në emër të UÇK-së, por të gjithë duhet ta din se asnjë parti nuk ka të drejt ta kërkojë votën në emër të UÇK-së sepse UÇK nuk është e asnjë partie, por e popullit.

“Hashimi më së shumti morri vota në Drenicë e më së shumti e rrejti Drenicën më së shumti sepse asnjë zëvendëskryeministër dhe asnjë ministër nuk është nga Drenica. Hashimi, po ashtu më së shumti vota morri edhe nga krahu i luftës e më së shumti e ka shkelur krahun e luftës sepse nuk mbrojti vlerat e tyre sepse hoqi flamurin e tyre dhe vendosi flamurin e Kosova Petrollit”, ka thënë Selimi.

Ai u ndal edhe te deputetët nga Drenica, ku tha se Drenica ka deputet që kur u emërua Komandant i Shtabit të Përgjithshëm , ai nuk shkrepi asnjë plumb, kurse kur është bërë deputet me ai prapë nuk e morri fjalën asnjëherë.

Ndërkaq deputeti tjetër, sipas tij është ai i cili gjatë kohës së luftës merrej me barna në Tiranë, kurse përfundojë si “doktor izraeli”.

Ai shtoi se Drenica duhet të çlirohet nga njerëzit që e kanë mashtruar dhe 3 nëntori është mundësia më e mirë për të bërë ndryshime duke votuar Vetëvendosjen.telegrafi

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *