Home / Sport / Seria A, fundjavë spektakolare

Seria A, fundjavë spektakolare

Seria A këtë fundjavë do të rezervojë tre sfida spektakolare. Sonte në mbrëmje në orën 20:45 Inter dhe Roma do të përplasin brirët në duelin e së vërtetës.

Verdhekuqtë do të udhëtojnë në Milano me stofin e kryesueses dhe do të kërkojnë një fitore konfirmimi për atë çka kanë treguar deri më tani.
Skuadra e Rudi Garsia është në vendin e parë me pikë të plota si sulmi dhe si mbrojtja më e mirë, dhe përballë do të ketë Interin që në “San Siro” do të tentojë të tregojë se jo këtë sezon edhe ziklatrit janë në luftë për titullin kampion. Maxarri do të luaj pa shtyllën e mbrojtjes, Kampanjaro. Interesante është se dueli i këtij sezoni si rrallë here, nuk do të ketë përballë Tottin dhe Zanettin, pasi argjentinasi është i dëmtuar.
Të dielën në orën 15:00 Napoli do të presë në fushën e saj Livornon një një takim që pritet të dhurojë pak surpriza. Skuadra e Benitezit do ta ketë të lehtë ndaj një kundërshtari modest. Në mbrëmjen e së dielës do të vije dhe supersfida mes Juventusit edhe Milanit.
Bardhezinjtë do të kërkojnë një tjetër fitore, për të përfituar nga një hap i mundshëm falls.
Nga ana tjetër kuqezinjtë e Milanit luajnë vetëm për fitore, pasi gjendja e tyre në tabelën e klasifikimit nuk është e mirë. Ndërkohë në të njëjtën orë do të luhet edhe një tjetër ndeshje e fortë mes Lacios dhe Fiorentinës. Të dyja ekipet kanë luajtur në mesjavë në Europa Ligë dhe janë të lodhura.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *