Home / Sport / Shaqiri: Mos na quani tradhtarë

Shaqiri: Mos na quani tradhtarë

Xherdan Shaqiri pranon se është një ndeshje jo e lehtë për të. Mesfushori kosovar i Bayernit të Munichut kërkon mirëkuptimin e tifozëve, duke thënë se duhet të jenë të përmbajtur në sfidën e sotme.

“Ndjehemi shumë mirë, pasi jemi në atdhe. Është një ndeshje e rëndësishme si për ne dhe për Shqipërinë. Sigurisht që do të përjetojmë një emocion të fortë në “Qemal Stafa”, pasi si ne dhe Shqipëria synojmë fitoren. Sa u përket tifozëve, është më se normale që do të reagonin në këtë mënyrë, por ama lutem ta kuptojnë këtë situatë. Do të jetë një emocion shumë i fortë për ne kur të hyjmë në fushë, përballë tifozëve në tokën mëmë, por duhet ta kuptojnë futbolli fundja-fundit është profesion. Ne jemi profesionistë”, Xherdan Shaqiri.

Kujtojmë se ndeshja në mes të Shqipërisë dhe përfaqësueses zvicerane, ku do të paraqiten edhe pesë shqiptar të tjerë, do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa” me fillim në ora 20:30.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *