Home / Lajme / Maqedoni / SHBA-ja do të vazhdojë t’i mbështesë integrimet euroatlantike të Maqedonisë

SHBA-ja do të vazhdojë t’i mbështesë integrimet euroatlantike të Maqedonisë

17 tetor-Në Departamentin e Shtetit thonë se nuk do të komentojnë për hollësitë e raporteve për progresin e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera kandidate dhe aspirante për anëtarësim

Departamenti i Shtetit amerikan, pas publikimit të raporteve të Komisionit Evropian për progresin e vendeve ballkanike, njoftoi se Uashingtoni do të vazhdojë t’i mbështesë integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe vendeve të tjera kandidate.

“SHBA-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen e vendeve të cilat kanë aspirata euroatlantike. Me kënaqësi e presim ditën kur këto vende tërësisht do të integrohen në institucionet evropiane, që madje do t’i thellojë edhe marrëdhëniet dhe partneritetet tona me to. Jemi të kënaqur që Komisioni Evropian, konkludoi se aspirantët për anëtarësim në BE kanë arritur progres të mirë në integrimet”, deklaruan në Departmanetit e Shtetit në pyetjen e MIA-s për reagim pas publikimit të raportit për Maqedoninë.

Në Departamentin e Shtetit thonë se nuk do të komentojnë për hollësitë e raporteve për progresin e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera kandidate dhe aspirante për anëtarësim

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *