Home / Lajme / Maqedoni / Shkarkohet kryetari i DR-së Kastriot Haxhirexha (VIDEO)

Shkarkohet kryetari i DR-së Kastriot Haxhirexha (VIDEO)

24 tetor – Kryesia Qendrore e Demokracisë së Re (DR) ka njoftuar shkarkimin e kryetarit të partisë, Kastriot Haxhirexha, për mungesë angazhimi dhe mospërmbushje të detyrave statutare e programore të tij.

Vendimi i tillë është marrë pas disa muajsh pakënaqësi të madhe që ka pasuar periudhën e zgjedhjeve lokale, ku DR garoi në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

Në mbledhjen e Kryesisë, është konstatuar se që nga emërimi në postin e kryetarit, Haxhirexha nuk ka realizuar asnjë detyrim që kishte marrë.
“Duke parë pasivitetin e tij të skajshëm në drejtim të organeve tjera të partisë, kemi konstatuar se edhe degët dhe nëndegët e gjitha njësive ku është e shtrirë partia, nuk kanë qenë aktiv”, thuhet në njoftimin e DR-së.

Partia ka formuar tashmë një komision pesëanëtarësh, në krye të të cilit është emëruar Hajdin Sinani, me detyrën e autorizimin e vetëm: organizimin e Kongresit të partisë dhe strukturimin e degëve dhe nëndegëve. Komisioni shpreh mbështetjen e tij publike për rikthimin në krye të DR-së të themeluesit të saj, Imer Selmani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *