Home / Sport / Shkëndija fiton 3:1 Renovën

Shkëndija fiton 3:1 Renovën

‘Kuqezinjët’ regjistruan fitoren e tretë në këtë sezon, duke mundur Renovën me 3-1. Artim Pollozhani shënoi golin më të shpejtë deri më tani në Ligën e Parë , duke hapur rezultatin pas 30 sekondave lojë, pasi që ishte më i ngathët në zonën e rreptësisë për të shënuar golin e parë në këtë përballje.

Skuadra e Shkëndijës është fituese e derbit lokal të Tetovës përball skuadrës së Renovës. ‘Kuqezinjët’ regjistruan fitoren e tretë në këtë sezon, duke mundur Renovën me 3-1. Artim Pollozhani shënoi golin më të shpejtë deri më tani në Ligën e Parë , duke hapur rezultatin pas 30 sekondave lojë, pasi që ishte më i ngathët në zonën e rreptësisë për të shënuar golin e parë në këtë përballje. Vendasit në këtë sfidë, Renova kaloi në ofenziv për të kërkuar golin e barazimit , ndërsa shpërblimi erdhi në minutën e 27-të, kur përmes Gafurit barazoi shifrat në 1-1. Në golin e barazimit mund të thuhet se ishte një gabim trashanik i portierit të Shkëndijës, i cili nuk e largoi topin jashtë pjesës së Shkëndijës dhe ajo i takoi vendasve të cilët në mënyrë maestrale barazuan rezultatin në 1-1. Në pjesën e dytë që të dy ekipet ishin të rezervuara dhe në kërkim të gabimit të skuadrës kundërshtare. Momenti përcaktues i ndeshjes ndodhi në minutën e 60-të, kur një degazhim i dobët nga portieri i Renovës, Suad Zendelit erdhi në kokën e Selmanitr, i cili arriti që nga 20 metra të lobojë portierin shtatëlartë të Renovës për 2-1. Skuadra nga Xhepçishti kaloi në ofenzivë totale , ndërsa ‘kuqezinjët’ pritnin rastin e vet që të ndëshkojnë kundërshtarin. Kjo ndodhi në minutën e 72-të, kur Maznov krosoi në zonë, ndërsa atje, Ardian Nuhiu mposht për herë të tretë portierin e Renovës për të vendosur verdiktin final, Shkëndija 3, ndërsa Renova 1. Ndërkohë Metalurgu vazhdon të mbetet skuadra e vetme pa disfatë, pas barazimit pa gola në terrenin e Bregallnicës në Shtip. Rezultat identik ishte edhe në GJorçe Petrov, ku Makedonija dhe Pelisteri arkëtuan nga një pikë. Horizont Turnova deklasoi Gostivarin duke shënuar fitore me 5-1, ku 3 herë shënoi Blazhevski, ndërsa Ejupi dhe Najdenovski kompletuan fitoren e lartë, ndërsa Dehari shënoi golin e vetëm për Gostivarin. ‘Anija’ e skuadrës mysafire nga Gostivari filloi të fundoset pas minutës së 10-të ose pas përjashtimit të një futbollisti mysafirë. Ndërkohë Euromilku ishte I sigurtë në terrenin e vet dhe me 2-0 mundi skuadrën e Napredokut. Të shtunën, Vardari dhe Rabotniçki u ndan me barazim 1-1.

Rezultatet:
Vardari 1:1 Rabotniçki
Renova 1:3 Shkëndija
Makedonija Gj.P 0:0 Pelisteri
Euromilku 2:0 Napredoku
Horizonti 5:1 Gostivari
Bregallnica 0:0 Metalurgu

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *