Home / Sport / Shkëndija fiton në Tetovë, Renova deklason Pelisterin (VIDEO)

Shkëndija fiton në Tetovë, Renova deklason Pelisterin (VIDEO)

30 tetor – Në një takim mjaft interesant, ekipi kuq e zinj, ka luajtur nëj ndeshje mjaft të mirë dhe para se gjithash mjaft të konsoliduar për dallim nga ndeshjet tjera. Ekipi ishte i vendosur në fitore dhe këtë e arriti sot duke mundur Bregallnicën me 2-0. Padyshim protagonist kryesor ishte Jasir Selmani, autor i dy golave në këtë ndeshje.

Në program sot ishin ndeshjet e xhiros së 13-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, ndërsa takimi më interesant është zhvilluar në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Bregallnicës.

Në një takim mjaft interesant, ekipi kuq e zinj, ka luajtur nëj ndeshje mjaft të mirë dhe para se gjithash mjaft të konsoliduar për dallim nga ndeshjet tjera. Ekipi ishte i vendosur në fitore dhe këtë e arriti sot duke mundur Bregallnicën me 2-0. Padyshim protagonist kryesor ishte Jasir Selmani, autor i dy golave në këtë ndeshje, raporton Tv Koha.

Fillimisht Selmani shënoi gol në minutën e 12 pas një penalltie të akorduar për futbollistët tetovarë.Kur të gjithë mendonin se me këtë rezultat do të përfundojë pjesa e parë,Selmani sërish del në skenë dhe shënon gol pas një aksioni të gjatë në zonën e Bregallnicës.Pjesa e dytë ishte me mjaft aksione dhe raste për të shënuar për shkëndijën por futbollistët në momentet e fundit të aksioneve nuk ishin të vendosur. Renova ka shënuar fitore të thellë ndaj Pelisterit në Manastir me rezultat 0-4 në të mirë të Renovës. Golat I shënuan Emini, Rexhepi, Ramadani dhe Sali, transmetion Tv KOHA.

Ekipi i Gositivarit ka shënuar fitore ndaj Metalurgut të Shkupit më rezultat 3-1. Makedonija Gjorçe Petrov ka pësuar disfatë në teren të vet nga Rabotnicki me rezultat 2-3.

Rezultatet:
Pelisteri – Renova 0:4
Shkëndija – Bregallnica 2:0
Gostivari – Metalurgu 3:1
Makedonija Gj.P. – Rabotniçki 2:3
Napredoku – Turnova 2:2
Vardari – EuroMilk 2:0

Renditja:
1.Vardari 24
2.Turnova 21
3. Renova 21
4. Rabotnicki 21
5.Metalurgu 20
6.Bregallnica 19
7.Pelisteri 18
8.Shkëndija 17
9.Euromilku 14
10.Mak. Gj.P. 10
11.Napredoku 10
12.Gostivari 10


Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *