Home / Sport / Shkëndija kërkon fitore përballë Bregallnicës

Shkëndija kërkon fitore përballë Bregallnicës

“Duhet patjetër të fitojmë për të harur humbjen e fundit. Shpresoj të kemi mbështetje nga tribunat, ndërsa ne do japim maksimumin për të rëmbyer tre pikët. Respekt për Bregallnicën, kanë ekip të mirë. Kemi laujtur dy herë, një herë barazuam në kampionat, ndërsa humbëm për në Kupë. Tani luajmë në terenin tonë dhe besoj se është koha për t’ua kthyer dhe të marrim tre pikët, deklaroi sulmuesi më i mirë i Shkëndijës në këtë sezon, Ardian Nuhiu.

Të mërkurën në program janë ndeshjet e xhiros së 13-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, ndërsa takimi më interesant do luhet në Tetovë ku përballen rivalët e 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë, Shkëndija dhe Bregallnica. Skuadrat që kanë shumë histori dhe rivalitet ndërmjet veti, por edhe një shoqëri dhe marëdhënie të mira të kryesive pritet të sjellin tjetër duel interesant dhe futboll kualitativ. Shkëndija vjen pas humbjes me Horizontin dhe kërkon që me tre pikë të lë pas dështimin e fundit, ndërsa Bregallnica beson të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive në duelet me ekipin tetovar. Në kuadër të xhiros së dytë në Shtip këta skuadra barazuan 1:1, ndërsa në ndeshjen e parë të 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë, Bregallnica fitoi 2:1. Kjo është përplasja e tretë këtë vjeshtë, ndërsa më 20 nëntor do takohen edhe një herë tjetër për të diskutuar udhëtuesin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. “Duhet patjetër të fitojmë për të harur humbjen e fundit. Shpresoj të kemi mbështetje nga tribunat, ndërsa ne do japim maksimumin për të rëmbyer tre pikët. Përveç se duhet të fitojmë, ne duhet edhe të tentojmë të gjejmë atë kontuinitet që na mungon në rezultate. Arrijmë të luajmë shumë mirë në një përballje dhe pastaj në ndeshjen e rradhës kemi rënie të madhe. Besoj se këto gjëra do përmirësohen pasi jemi duke punuar në atë drejtim. Respekt për Bregallnicën, kanë ekip të mirë. Kemi laujtur dy herë, një herë barazuam në kampionat, ndërsa humbëm për në Kupë. Tani luajmë në terenin tonë dhe besoj se është koha për t’ua kthyer dhe të marrim tre pikët, deklaroi sulmuesi më i mirë i Shkëndijës në këtë sezon, Ardian Nuhiu. Tajneri Jovanovski për ndeshjen me Bregallnicën nuk mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit të lënduar Goran Maznov, ndërsa rrikthehet në skuadër Burhan Emrullai. Takimi Shkëndija-Bregallnica zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetitnë Tetovë, me fillim në orën 13:00. Skuadra e Renova pas triumfit ndaj Napredokut do të ketë transfertë të vështirë në Manastir, ku takohet me ekipin kualitativ të Pelisterit. Manastirasit befasuan në xhiron e dytë duke rëmbyer fitoren 2:1, ndërsa tani xhepçishtasit pretendojnë që të marrin hak. Mirëpo sa do jenë në gjendje të bëjnë diçka të tillë, kur dihet se kanë probleme në formacion dhe se trajneri Osmani për arsye të panjohura në takimin me Napredokun la në pankinë portierin Zendeli dhe kapitenin Nuhiu, mbetet enigmë. Duke ditur se Zendeli ndjek terapi të krahërorit, në portë pritet përsëri te jetë i riu Mustafi dhe ky do të jetë hendikep i madh për Renovën. Gostivari në teren të vet kërkon pikë maksimale përballë Metalurgut. Ekipi është në seri të rezultateve negative dhe për momentin mban pozitën e fundit në renditje. Nëse dëshiron të lëvizë prej aty, urgjentisht duhet pikë, sidomos nga përballjet që luajnë si vendas. Në takimet tjera Napredoku përballet me Horizont Turnovën, Makedonija Gj.P. pret Rabtoniçkin, ndërsa derbi lokal ndërmjet Vardarit dhe Euromilkut do të zhvillohet në Ohër. Të gjitha takimet fillojnë në orën 13:00.

Dyshet e xhiros së 13-të:
Shkëndija-Bregallnica,
Gostivari-Metalurgu,
Pelisteri-Renova,
Napredoku-Horizonti,
Makedonija Gj.P.-Rabotniçki
Vardari-Euromilku.

Shkëndija hap dyert gratis për tifozët

Dyert e tribunave të stadiumit të qytetit në Tetovë për ndeshjen Shkëndija-Bregallnica do të jenë të hapura dhe hyrja e tifozëve do të jetë pa pagesë. Ky është vendimi i kryesisë së klubit pas humbjes nga Euromilku tre javë më parë. Pas atij debakli, drejtuesit e skuadrës vendosën që në shenjë mirënjohje për publikun dhe si ndëshkim për futbollistët të hapin dyert e tribunave, ndërsa varësisht sa tifozë do të tubohen, futbollistët do të paguajnë biletat që do të ishin shitur në kushte normale. Ky është një apel i mirë për publikun tetovar dhe më gjërë, që në numër sa më të madh të jenë të pranishëm në këtë ndeshje. Kjo do ishte ndihmesë e madhe për futbollistët në tentimin për të mundur Bregallnicën, ndërsa njëkohësisht sa më shumë tifozë të tubuar, nënkupton aq më shumë gjobë për të paguar nga ana e futbollistëve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *