Home / Sport / Shkëndija mundet 2:1 nga Bregallnica

Shkëndija mundet 2:1 nga Bregallnica

Bregallnica ka mundur Shkëndijën e Tetovës me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, e zhvilluar të shtunën në Shtip.

Shkëndija nisi ndeshjen shumë mirë kur në minutën e 4 Nexhipi bukur pason për Nuhiun, ndërsa ky kthen assisten drejt kapitenit Mustafi, goditja e të cilit ndalet në rrjetën e Bregallnicës. ‘Kuq e zinjtë’ pas golit të avantazhit nuk u ndalën dhe vazhduan me lojë të mirë dhe sulme serioze, duke lëshuar disa mundësi të mira për të rritur rezultatin. Në minutën e 10-të Nexhipi godet skaj portës vendase, ndërsa pak më vonë Slemani kishte tentim të pa suksesshëm para portës së Bregallnicës. Dhe pasi u mbrojtën nga sulmet e mysafirvë, futbollistët e Bregallnicës së pari amortizuan lojën ndërsa në minutën e 18-të fituan penalti pasi Shopov u gjet në mesin e dy futbollistëve të Shkëndijës, ndërsa starti i Alijit nga arbitri Gjorgjovski vlerësohet si penalti për Bregallnicën. I saktë nga pika e bardhë ishte Zdravkov, që realizon për 1:1. Me të filluar nga qendra pas golit të pranuar, Nexhipi humb topin në mesfushë, goditja e Shopovit ndalet në shtyllë, ndërsa Velkovski nuk e pati të vështirë të përcjell sferën në rrjetë për epërsi të vendasve 2:1. Deri në fund të pjesës së parë regjistrojmë vetëm edhe goditjen e Mustafit, mirëpo Bozhinovski nuk lejon kapitulim. Në pjesën e dytë edhe pse pritej që Shkëndija të jetë ekipi që do sulmojë dhe kërkojë barazimin, ishin vendasit ata që prodhonin futboll dhe krijonin raste shënimi. Naumov në minutën e 64-të godet mbi portë, Hristov pak më vonë godet skaj portës, ndërsa shansin më të mirë e kishte Zdravkov në minutën e 84 kur u gjet ballë ballë me portierin e Shkëndijës, i cili lëshoi në kohë portën e tij dhe s’lejoi kapitulim për herë të tretë në këtë përballje. Një minutë para fundit të ndeshjes Bajrami kishte tentim për të shmagur disfatën, mirëpo goditja e tij pritet nga Bozhinovski. Në fund Bregallnica i’u gëzua fitores me rezultatin 2:1, ndërsa Shkëndija përkundër disfatës, mbetet me rezultat aktiv pasi shënon gol si mysafir. Ndeshja e kthimit në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Bregallnicës do të zhvillohet më 20 nëntor në stadiumin e qytetit në Tetovë. Në ndeshjet tjera Pelisteri mundi 1-0 Rabotnickin, Teteksi dhe Napredoku u ndane baraz 0:0, ndersa Drita humbi 0:3 nga Metalurgu.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *