Home / Sport / Shkëndija turpërohet në Tetovë

Shkëndija turpërohet në Tetovë

Paraqitje katastrofale dhe humbje e thellë e Shkëndijës në Tetovë, që mundet 0:3 nga Euromilku. Gostivari dhe Renova u ndanë baraz 1:1, Vardari fiton derbin me Pelisterin në Manastir, ndërsa tre pikët nga dueli me Horizontin, Metalurgin e nxjerin në pozitën e parë në renditje.

Eurmilku ka bërë befasinë më të madhe në xhiron e 10-të të futbollit në vend, duke turpëruar Shkëndijën në Tetovë. Shkupjanët morën tre pikë të mëdha, duke deklasuar ‘kuqezinjtë’ me rezultat 3:0. Fillimi i takimit ishte i balansuar, me Shkëndijën që ishte më insistuese dhe kërkonte shansin për të shënuar. Duke hasur në rival të mbyllur Shkëndija ngadalë sikur humbi veten e pakontrolluar në sulm dhe në minutën e 28-të mbrojtësi i djathtë Bejtullai i larguar totalisht nga pozita e tij, i lejoi vetes luksin që të futet në driblim pas çka humb topin, ndërsa miqtë përmes Stojanovskit sjellin kundërsulm të shpejtë. Në hyrje të zonës së Davçevskit ndërhyn Belica dhe ndëshkohet me karton të kuq. Me një futbollist më pak në fushë Shkëndija mundohej, por s’arrinte të jetë e rrezikshme, ndërsa në fillim të pjesës së dytë pas gabimit të Bejtullait, Davçevski realizon për epërsi 1:0 të mysafirëve. Situata e vendasve tani më u keqësua dhe përveç disavantazhit numerik në fushë, kundërshtari shënoi gol dhe Shkëndija me 10-të futbollistë duhej të ndjekë barazimin. Loja e këtillë la shumë hapsira në mbrojtje dhe Euromilku në minutën e 72-të me anë të Stojanovskit ngrit rezultatin në 2:0. Kjo ishte goditje e madhe për ‘kuqezinjtë’ që u hodhën të tërët në sulm, por tani më sikur edhe fati u’a ktheu shpinën. Emruallai dhe Pollozhani nuk arrijnë të mundin Maxharovskin, Nuhiu godet mbi portë, tentimet e Maznovit dhe Mustafit ndalen në shtyllë, ndërsa se si shënohet gol demonstron Stojanovski i cili në kohën shtesë realizoi për rezultat final Shkëndija-Euromilku 0:3. Barazim 1:1 ka sjellë dueli shqiptar ndërmejt Gostivarit dhe Renovës. Vendasit kanë qenë skuadra që dominoi takimin, ndërsa miqtë morën një pikë vetëm duke i’u falemenderuar portierit Zendeli që ishte fantastik në portën e Renovës. Gostivari dominonte në teren dhe pas disa rasteve të krijuara arrin të gjejë epërsinë me golin e Logës. Renova ishte e shtypur në pjesën e vet, Zendeli me pritje deçizive shpëtonte portën e tij, Gostivari në dy raste kërkonte penalti, ndërsa gjithë këta humbje dhe mos realizim të shanseve i ndëshkon Ramadani i Renovës në minutën e 74, kur shënon golin e barazimit. Derbi i madh ndërmjet Pelisterit dhe Vardarit është mbyllur me fitore 2:1 të shkupjanëve. Vendasit avansuan herët, mirëpo Vardari arrin të bëjë përmbysje dhe e tre pikë të kthehet nga kjo transfertë e vështirë. Metalurgu ka mundur 1:0 Horizontin në një tjetër duel derbi të kësaj xhiroje. Me këtë fitore, Metalurgu del në pozitën e parë në renditje. Napredoku 2:1 mundi Makedonija Gj.P., ndërsa Rabotniçki të shtunën deklasoi 3:0 Bregallnicën.

Rezultatet:
Gostivari-Renova 1:1,
Shkëndija-Euromilk 0:3,
Metalurgu-Horizonti 1:0,
Napredoku-Makedonija Gj.P. 2:1,
Pelisteri-Vardari 1-2,
Rabotniçki-Bregallnica 3:0.

Renditja: Metalurgu 18, Vardari 17, Rabotniçki 16, Pelisteri 16, Renova 15, Bregallnica 15, Horizonti 14, Shkëndija 11, Euromilku 10, Makedonija GJP 9, Napredoku 9, Gostivari 7 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *