Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla “Bashkimi” me bibliotekën e parë elektronike në nivel të shkollave në Maqedoni (VIDEO)

Shkolla “Bashkimi” me bibliotekën e parë elektronike në nivel të shkollave në Maqedoni (VIDEO)

Gostivar, 31 tetor – Ambasadori Miroslav Ramesh tha se me Gostivarin kemi pasur bashkëpunim të mirë tani e 11 vite. Fillimisht realizuar projektin për rekonstruimin e shkollën “Liria” të fshati Vërtok, ku u bë zëvendësimi i dyerve dhe dritareve të vjetra me të reja. Projekti tjetër u realizua në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, me vënien në funksionin të paraleles speciale për fëmijët me shikim të dëmtuar.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Maqedoni, Miroslav Ramesh dhe zëvendësi i tij Milan Fisher.

Qëllimi i takimit midis kryetarit Bejta dhe përfaqësuesve të ambasadës së Çekisë ishte promovimi i bibliotekës elektronike.

Kryetari Bejta dhe ambasadori Ramesh bashkë me drejtorin e shkollës “Bashkimi”, Mersel Sadiku në këtë shkollë e promovuan bibliotekën elektronike, e cila është rikonstruuar me donacion të Ambasadës së Republikës së Çekisë.

Kjo është biblioteka e parë e këtij lloji në një institucion shkollor në vendin tonë, kurse vlera e donacionit është 20 mijë euro.

Ambasadori Miroslav Ramesh tha se me Gostivarin kemi pasur bashkëpunim të mirë tani e 11 vite. Fillimisht realizuar projektin për rekonstruimin e shkollën “Liria” të fshati Vërtok, ku u bë zëvendësimi i dyerve dhe dritareve të vjetra me të reja. Projekti tjetër u realizua në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, me vënien në funksionin të paraleles speciale për fëmijët me shikim të dëmtuar.

“Projekti tjetër është biblioteka elektronike në këtë shkollë. Vlera e këtyre investime nuk është aq e madhe në aspektin financiar, por janë të rëndësishme nga fakti se u dedikohen gjeneratave të reja që janë perspektivë e një shoqërie”, theksoi ambasadori Ramesh.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *