Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla e re në Sellcë edhe pas 12 viteve e pa ndërtuar (VIDEO)

Shkolla e re në Sellcë edhe pas 12 viteve e pa ndërtuar (VIDEO)

Tetovë, 03 Tetor – E filluar në vitin 2000 për të mos mbarur kur, kështu mund të thuhet për shkollën fillore të fshatit Sellcë, e cila ka filluar të ndërtohet në vitin 2000 dhe janë ndërprerë.

Tash kjo shkollë është dukë qëndruar si një kështjellë e lënë pas dore, përmbi kalanë e këtij fshati e cila është ndërtuar pas vitit 2001 dhe si duket shërben vetëm si një vend tubim për të kujtuar konfliktin e 2001. Drejtori i shkollës fillore Rilindja të këtij fshati Muhamer Asani thotë se me ardhjen time në këtë post kanë bërë shumë kërkesa por deri më tani si duket ato kanë hasur në vesh të shurdhër, nuk kemi ndonjë gjë konkretë , nuk i dimë as arsyet përse janë ndërprerë punët në këtë shkollë.

Udhëheqësi I sektorit për veprimtari publike pranë komunës së Tetovës Enver Beqiri tha se kushtet në të cilët mësojnë këta nxënës nuk janë aspak të favorshme janë.

Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1952 dhe prej atëher e deri më tani janë bërë disa renovime të vogla, kjo shkollë ka edhe dy shkolla periferike një në Llacë dhe një në Vicë ku mësojnë 576 nxënës dhe ka një kudarë prej 54 personave. Në shkollën qendrore të këtij fshati mësojnë 365 nxënës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *