Home / Sport / Shkupi fiton derbin me Teteksin

Shkupi fiton derbin me Teteksin

Ekipi i Shkupit ka arritur të shënon fitore me rezultat 1:0, në ndeshjen e xhiros së 11 Ligës së Dytë të Maqedonisë, duke e mundur liderin e tabelës, skuadrën e Teteksit. Ka qenë kjo në fitore shumë me vlerë që të përzgjedhurit e Nexhat Shabanit e kanë arritur me shumë meritë, edhe pse në mesin e tyre kishte shumë mungesa të futbollistëve të lënduar dhe të ndëshkuar me kartonë të kuq.

Të shtunën janë zhvilluara përballjet e javës së 11 në Ligën e Dytë, në të cilat kanë dominuar skuadrat vendase. Në këtë drejtim, Shkupi arriti që të ndal hovin e Teteksit dhe me 1-0 të mund liderin aktual. Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Kallaba, i cili në minutën e 25 brenda zonës së rrezikut shënoi me kokë në rrjetën e mysafirëve. Ndoshta rezultati i kësaj përballje mundej të ishte ndryshe, nëse vendasit të shfrytëzonin një rast ideal brenda 6 metrave të portës së mysafirëve në fillim të ndeshjes. Mirëpo këtu ishte edhe portieri i Teteksit, i cili ndaloi tentimin e shkupjanëve, duke nxjerr topin në vijën fundore, kur të gjithë në stadium menduan se topi ishte në rrjetë. Edhe Teteksi kishte rastet e veta, mirëpo vendasit të “nxitur” nga fansat e vet “Shvercerat” arritën që të mbrojnë rezultatin deri ne fund dhe në këtë mënyrë të ndalojnë serinë e keqe të disfatave, me çka edhe paralajmëruan se do të nis rruga e sukseseve. Është një fitore e madhe për Shkupin edhe për faktin se kjo skuadër është e goditur nga mungesat e mëdha për lëndimet e futbollistëve, të cilët duhet të bartin barrën më të madhe të skuadrës shkupjane. Ndërkohë Drita shënoi një fitore të ngjashme 1-0, ndërsa autor i golit të fitores dhe 3 pikëve për bogovinasit ishte Bilbilovski në minutën e 68. Vendasit ishin dominant në lojë dhe rastet e krijuara, mirëpo mungoi realizimi final që kjo ndeshje të mbyllet me më shumë gola. Ndërkohë vazhdon seria e disfatave për Vrapçishtin, i cili pas disfatës nga Drita, tani u ndal në mënyrë bindëse me 3-1 nga skuadra e Skopjes në ‘Autokomandë’. Rufea M pësoi disfatë minimale me 1-0 kundër Pobeda J në Prilep, edhe pse miletinasit pretendojnë se kanë shënuar një gol të rregullt në këtë ndeshje. Në këtë mënyrë kjo çështje do të jetë temë e diskutimit në komisionet përkatëse të FFM-së. “Kjo nuk mund të kuptohet se si referi anuloi golin e pastër”, tha i indinjuar drejtori sportiv i ekipit nga Miletina, Jasin Fetishi. Në përballjet e tjera, Tiveria përgatiti një befasi të vogël, pasi që në rolin e mysafirit me 1-0 mundi Lokomotivës. Ndërsa me të njëjtin rezultat, Kozhuvi nuk lejoi befasi në terrenin vendas dhe mundi skuadrën e 11 Oktomvrit. Ndërkohë të dielën u zhvilluan 2 përballje në të cilat Sileksi arriti të shënon fitore si mysafire e Borecit me rezultat 3:1, ndërsa në Kërçovë, Zajazi me rezultat minimal 1:0 ka mundur Maxharin.

Rezultatet:
Pobeda J – Rrufeja-M 1-0
Shkupi – Teteksi 1-0
Boreci – Sileksi 1-3
Zajazi – Maxhari 1:0
Drita – Novaci 1-0
Skopje – Vrapçishti 3-1
Lokomotiva – Tiverija 0-1
Kozhufi – 11 Oktomvri 1-0

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *