Home / Sport / Shorti i Kupës, Shkëndija përballë Bregallnicës

Shorti i Kupës, Shkëndija përballë Bregallnicës

Ndeshja e parë ndërmjet Bregallnicës dhe Shkëndijës do të luhet në Shtip, ndërsa revanshi në Tetovë.

Bregallnica do të përballet me Shkëndijën në duelin më interesant të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Kështu ka vendosur shorti i hedhur sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku përfaqësuesit e 8-të klubeve çerekfinaliste tërhoqën emrat e rivalëve të fazës së ardhshme të kësaj gare. Ndeshja e parë ndërmjet Bregallnicës dhe Shkëndijës do të luhet në Shtip, ndërsa revanshi në Tetovë. Fituesi aktual i Kupës, Teteksi për kundërshtar ka marë Napredokun, Drita e Bogovinës do të përballet me Metalurgun, ndërsa dyshen e fundit e përbëjnë skuadrat elitare Pelisteri dhe Rabotniçki.

“Dyshe interesante në çerekfinale. Teteksi për mua është ekip i njohur. Përballem me ish-ekipin tim me të cilin sezonin e kaluar fituam trofeun në këtë garë. Teteksi posedon formacion kualitativ dhe në asnjë moment ne nuk do t’i nënçmojmë. Sigurisht se fakti që ndeshjen e kthimit e luajmë në terenin tonë është përparsi për ne. Shkojmë hap pas hapi. Në futboll gjithçka është e mundur, pse mos t’i sjell trofeun e Kupës edhe Napredokut”, deklaroi trajneri i Teteksit, Gorazd Mihajllov.
“Kundërshtari që më së paku e dëshironim. Dy ndeshjet do të luhen para numri të madh të shikuesve. Forma e Shkëndijës nga ndeshja në ndeshje është në rritje e sipër. Ne luajmë shkëlqyeshëm këtë sezon. Pres numër të madh të adhuruesve të futbollit t’i ndjekin të dy takimet. Besoj në kualitetin tonë dhe shpresoj që të arrijmë të sigurojmë kualifikim në gjysmëfinale”, u shpreh trajneri i Bregallnicës së Shtipit, Dobrinko Ilievski.
“Fakti që Bregallnica është në pjesën e epërme të renditjes në vete flet se na presin ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës. Sipas kualitetit, kundërshtari jonë është ndër ekipet më të mira në Maqedoni. Do të jetë interesante dhe do ketë paqartësi, si në Shtip ashtu edhe në Tetovë”, tha trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Gjore Jovanovski.
“Ndoshta një përparësi e vogël për ne është që ndeshjen e kthimit e luajmë në terenin tonë. Si do që të jetë na presin 180-të minuta interesante dhe të paqarta, luftë burërore ndërmjet dy skuadrave me kualitet të përafërt. Sigurisht se kishte kundërshtarë më të lehtë se Pelisteri. Megjithatë Kupa është një garë ku s’ka favoritë. Pa dallim nëse është rrethi i parë apo finalja, të gjithë skuadrat hyjnë me motivim maksimal”, deklaroi trajneri i Rabotniçkit Igor Angelovski.

Ndeshjet e para të 1/4 së Kupës së Maqedonisë luhen me 13 tetor me fillim në orën 14:00, ndërsa ndeshjet e kthimit në program janë më 20 nëntor në orën 13:00.

Dyshet e 1/4 së Kupës së Maqedonisë:
Teteksi-Napredoku,
Bregallnica-Shkëndija,
Drita-Metalurgu,
Pelisteri-Rabotniçki.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *