Home / Sport / Shqipëri – Zvicër 1:2, shuhen shpresat (FOTO)

Shqipëri – Zvicër 1:2, shuhen shpresat (FOTO)

Me fitoren në Tiranë Zvicra është e kualifikuar në Botëror, ndërsa kuqezinjtë, me dhjete pikë mbeten në vendin e parafundit.

Pas humbjes 2-1 kundër Zvicrës kombëtarja shqiptare ka humbur edhe shpresën e fundit për kualifikimin e kampionatit botëror që mbahet në Brazil më 2014.

Shqipëria e humbi edhe ndeshjen e tretë radhazi, këtë herë në fushën e vet nga kryesuesi i grupit E, Zvicra, e cila me këtë fitore dhe 24 pikë të tubuara siguroi plasmanin direkt në Botërorin Brazili 2014.

Pjesa e parë, pas një loje të papëlqyeshme dhe jo sulmuese të kombëtares shqiptare përfundoi pa gola, mirëpo me me fillimin e pjesës së dytë, kur ishte duke u zhvilluar minuta e 48- të e ndeshjes, Zvicra kaloi në epërsi me 1:0. Golin e shënoi Xherdan Shaqiri, pas një gabimi të mbrojtjes së kombëtares shqiptare. Disa minuta më vonë, Shaqiri u zëvendësua nga një lojtar tjetër shqiptar, Admir Mehmedi.

Më pas Shqipëria u angazhua më shumë në sulm dhe pati disa raste të mira për të barazuar rezultatin, mirëpo pa ndryshim rezultati. Por, për ndryshim të rezultatit u përkujdes Michael Lang, i cili në minutën e 82-të e ngriti epërsinë e zviceranëve në 2:0. Edhe këtu mbrojtja shqiptare nuk ishte në nivelin e duhur. Pas një krosimi nga gjuajtja e lirë nga ana e Inler, topi arriti deri afër golit, ku u ndal me gjoks nga Michael Lang, i cili me një goditje precize nga disa metra gjeti anën e djathtë të portës së Berishës.
Në minutën e 90-të arbitri portugez referoi penallti në favor të Shqipërisë, kurse goditjen nga pika e bardhë e shndërroi në gol Hamdi Salihi. Në tre minutat shtesë pati përpjekje për barazim por pa konkretizim përfundimtar.

Kush do të jetë i dyti në grupin mbetet të shihet, pasi gjasat e Sllovenisë dhe të Islandës janë pothuaj identike. Sllovenia ka 18 pikë, por në xhiron e fundit i shkon Zvicrës dhe nga atje vështirë se do të mund të kthehet me një pikë. Islanda ndërkaq, ka një pikë më shumë dhe gjasa të mira që të sigurojë pjesëmarrjen në balotazh për kualifikim në Botëror.
Në një ndeshje tjetër shumë interesante, brezi i artë i Belgjikës, si po quhet kombëtarja e tashme e këtij vendi, ka mundur në udhëtim Kroacinë me rezultatin 2:1 dhe tashti nga 9 ndehsje të zhvilluara ka të tubuara 25 pikë, plotë 8 pikë më shumë se Kroacia, e cila është e dyta. Belgët tashmë e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Brazili 2014 dhe nuk është fare çudi nëse edhe talenti i madh shqiptar i Manchester United i bashkohet Belgjikës, vend ky ka ai edhe ka lindur dhe mësuar hapat e futbollit deri në adoleshencë.

Në grupin B, Italia luajti baras në udhëtim me Danimarkën dhe s’ka kush ia rrezikon venin e parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *